BREAKING NEWS

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhet dokumenti, ja si do të organizohen primaret në PD

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhet dokumenti, ja si do të
x
BREAKING NEWS

Çaj kamomili dhe livandë, kura e gjumit të patrazuar

Çaj kamomili dhe livandë, kura e gjumit të patrazuar
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por unë të vras me gurë”, Lorenc Vangjeli: Nën maskat e policëve, portreti i çdo shqiptari mosmirënjohës

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por
x
BREAKING NEWS

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja
x
BREAKING NEWS

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”, Artan Hoxha ngre shqetësimin e madh për Shkodrën: Nuk është vetëm krimi!

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”,
x
BREAKING NEWS

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA përfundon në SPAK

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA
x
BREAKING NEWS

Skema e njëjtë e Ilir Metajt, si po kërkon të shpëtojë nga dosja e spiunit, njësoj siç ia hodhi paq me videon me zë dhe figurë të Dritan Priftit, ja prapaskenat

Skema e njëjtë e Ilir Metajt, si po kërkon të
x
BREAKING NEWS

"Suita, kushton 2700 dollarë në natë pa përfshirë..."/ Gazetari i njohur zbardh skandalin e fundit, zbulon sa kushtoi dhoma e Ramës në hotelin luksoz në Manhatan: Ishin vetëm ky dhe kryeministri i Marokut!

"Suita, kushton 2700 dollarë në natë pa
x

Politike

Ilir Meta kërcënon Edi Ramën se do japë llogari para drejtësisë shumë shpejt, paralajmëron se afera e rrezikshme e Portit të Durrësit do ta fundosë

Ilir Meta kërcënon Edi Ramën se do japë llogari para

Ish-presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë për projektin e Portit të Durrësit. Kreu i Partisë së Lirisë ka kërcënuar kryeministrin Rama se shumë shpejt do japë llogari para drejtësisë. Meta shprehet se e ardhmja e të rinjve po mbahet peng nga Rama. “Largim dhe ikje pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare. Armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit”, shkruan Ilir Meta. Ai e ka konsideruar projektin si një mega aferë që shkon në disa miliardë euro. Meta tha se vetëm transparenca e plotë mund ta qetësojë këtë situatë, ndryshe Edi Rama i ka bërë llogaritë keq tha Meta. Sipas tij, kjo është një aferë 10-fish më e madhe se inceneratorët, aventurë e Ramës që do të ketë pasoja të mëdha për vendin.“Kush hyn në aventura me një njeri të marrë që është në fundin e vonuar të qeverisjes së vet dhe do të lërë peng vendin, bën gabim të madh që përfshihet në këtë aferë të jashtëzakonshme që mund të ketë vlerë 10 herë më të rëndë se inceneratorët. Iku koha kur punët e Shqipërisë dhe shqiptarët i gjykonin zyrtarë dhe burokratë që nuk e kanë lexuar asnjë ditë marrëveshjen e stabilizimit dhe Asocimit. Kështu që vetëm rruga e transparencës së shpejtë dhe të menjëhershme mund të qetësojë këtë situatë, përndryshe i ka llogaritur shumë keq pasojat e kësaj aventure të re”, tha Meta. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pretendoi se synimi i vetëm i qeverisë Rama është të largojë shqiptarët nga vendi dhe të sjellë shtetas të huaj. Sipas Metës, Rama po bën një aventurë që të lërë shqiptarët të largohen dhe të sjellë punëtorë nga Bangladeshi dhe me ironi thotë se “me ata do të anëtarësohet në BE”.

Meta: Të zbardhet afera korruptive

Ndërkohë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur akuza në drejtim të qeverisë për portin e Durrësit, ndërsa tha se duhet që të zbardhet afera korruptive. Ai theksoi se qeverisë i janë dërguar disa pyetje dhe duhet që të jap përgjigje brenda afatit të përcaktuar.“Të zbardhet afera më korruptive, ajo e Portit të Durrësit. Nuk do jetë më pronë e shtetit shqiptar. Është e rëndësishme për t’u bërë sa më e qartë se cilat do të jenë përfitimet e ekonomisë dhe investimet e këtij koncesione, cilat janë të dhënat ligjore, ekonomike, financiare, LSI dhe tashmë Partia e Lirisë përmes Petrit Vasilit i ka kërkuar ministrisë së Infrastrukturës dhe kryeministrit Edi Rama që t’i japin përgjigje brenda afateve për disa pyetje”, tha ai. Ndërkohë, kujtojmë se, memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed El Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë, ndërsa Rama tha se do të sjellë një zhvillim ekonomik e turistik jo vetëm për zonën e Durrësit, por për të gjithë vendin. Investitori e zhvilluesi Muhammed El Alabbar garantoi se investimi do jetë me përmasa madhështore. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050. Impakti i investimit të portit turistik të Durrësit që kryhet nga kompania që ndërtoi Portin e Dubait dhe ka autorësinë e ndërtimeve më spektakolare në Emiratet e Bashkuara e në plot vende të botës, do të ndryshojë thelbësisht ekonominë e qarkut të Durrësit, si edhe do të krijojë një efekt ekonomik zinxhir në krejt bregdetin shqiptar, ku ka nisur ndërtimi i portit të ri turistik të Sarandës, do të nisë deri në qershor ndërtimi i portit të ri turistik të Vlorës dhe sipas Planit 2021-2025 do të nisë brenda vitit 2023 ndërtimi i portit të ri turistik të Shëngjinit.