BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Politike

Ilir Meta kërkon pazare me mazhorancën, tregohet i gatshëm të anulojë 13 tetorin, vijon sulmet ndaj ndërkombëtarëve

Ilir Meta kërkon pazare me mazhorancën, tregohet i gatshëm

Presidenti Ilir Meta ka treguar dje hapur se po kërkon pazare nga mazhoranca sa i takon luftës që ka nisur për shkarkimin e tij dhe 13 tetorin. Dje presidenti deklaroi se është gati të ndryshojë edhe 13 tetorin, nëse merr dakordësinë e mazhorancës. Gazeta e deklaroi pak ditë më parë se shtyrja e shkarkimit të Metës ishte sinjal për pazar, gjë që është konfirmuar dje. Në një deklaratë për media nga qyteti i Durrësit, Meta deklaroi se është gati ta rishikojë dekretin e datës 13 tetor, me qëllim sipas tij gjetjen e zgjidhjes së krizës, e cila do të përshkallëzohet. Sipas kreut të shtetit, nëse nuk zgjidhet sa më parë kriza politike, ajo do të përshkallëzohet dhe kostot do të jenë zero, sidomos për integrimin e Shqipërisë në BE. “Jam fleksibël, meqenëse mund t’i ketë dalë ters në filxhan 13 tetori që ta rishikoj këtë datë, por përpara 17-18 tetorit, në çdo moment do të ishte i mirëpritur. Unë kam kaq kohë që po e pres me shumë durim, por edhe me shpresë, për të dhënë një zgjidhje të përgjegjshme. Përndryshe kjo krizë do të vazhdojë të përshkallëzohet dhe askush nuk duhet të mendojë që do të dalë me kosto zero. Aq më tepër ata, të cilët kanë punuar me shumë përkushtim për të gatuar këtë rrëmujëhane sot në Shqipëri", tha Meta.

Meta sulmon ndërkombëtarët

Kreu i shtetit ka vijuar edhe ditën e djeshme me sulme të ashpra në drejtim të ndërkombëtarëve të akredituar në vendin tonë. Sipas Metës zgjidhja nuk duhet të vijë nga ndërkombëtarët, por se kriza politike mund të marrë zgjidhje vetëm në zyrën e tij presidenciale. Duke deklaruar se zgjedhjet e 30 qershorit ishin ilegjitime, ai bëri thirrje që asnjë fjalë e ndërkombëtarëve të mos merret për bazë. “Duhet ta kenë të qartë të gjithë qytetarët shqiptarë se nuk ka pasur zgjedhje të qytetarëve shqiptarë, zgjedhje shtetërore, zgjedhje kushtetuese, zgjedhje ligjore më 30 qershor. Le të thotë kush të dojë e çfarë të dojë, çdo shqiptar e çdo ndërkombëtar se gomari fluturon! Ne mund t’i themi se kjo mund të ndodhë në art, mund të ndodhë në ëndërr e mund të ndodhë në piktura, por ne e dimë që gomari, të paktën këtu në Shqipëri nuk është shqiponjë që të fluturojë! Kështu që të gjitha këto manovra, këto përpjekje e manipulime, të gjithë këto qoka, përfshirë edhe qokat ndërkombëtare, shkojnë kundër standardeve ndërkombëtare, të cilat Shqipëria është e detyruar t’i plotësoj”, u shpreh Meta.

Shkrirja e LSI

Më tej presidenti Ilir Meta foli edhe për aktin e opozitës për mosmarrjen pjesë në zgjedhje. Duke mos marrë asnjë siguri nga kreu demokrat Lulzim Basha për të hyrë në zgjedhje në 13 tetor, kreu i shtetit duket se ka ndjerë shkrirjen e LSI. Ai tha se nëse PD-LSI nuk marrin pjesë në zgjedhje, ato do të zëvendësohen nga krijimi i partive të reja. “Unë u jap mendimet e mia të gjithëve. Nuk i imponohem askujt në vendimet e tij. Në momentin që shkohet në zgjedhje të ligjshme, është detyra ime të kërkoj që qeveria të japë një garanci, sepse ajo duhet ta japë gjithmonë garancinë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme, ashtu sikurse opozita të jetë e përgjegjshme për të marrë pjesë në këto procese demokratike. Në rast se opozita nuk dëshiron të marrë pjesë në një proces të ligjshëm, opozita fjala vjen Partia Demokratike, LSI-ja, disa parti të tjera, atëherë jam i sigurt që do të inkurajohen disa forca të tjera politike, të cilat të paktën të kenë kandidatë në të gjithë Shqipërinë e të regjistrohen në kohë", tha Meta.

Elisjeda Kiko

Më të lexuarat