BREAKING NEWS

Mega-operacioni i bujshëm i Policisë së Shteti ku ranë në pranga nga biznesmenë, avokatë dhe personazhe me lidhje politike, zbardhen emrat e të arrestuarve (LISTA)

Mega-operacioni i bujshëm i Policisë së Shteti ku ranë
x

Politike

Ilir Meta me vilë si në përralla në Gjirin e Lalëzit, qytetarët e kapin "mat"

Ilir Meta me vilë si në përralla në Gjirin e Lalëzit,

Presidenti i vendit, Ilir Meta vijon të publikojë në faqen e tij në rrjetet sociale, foto nga vende të ndryshme të Shqipërisë, ku ai po kalon pushimet.

Mëngjesin e djeshëm, kreu i shtetit ka publikuar nja foto nga Gjiri i Lalëzit, ku bashkangjitur në mënyrë indirekte duket se ka dhënë edhe një mesazh për politikën.

Në fakt në postimin e tij Meta i drejtohet “Detit”, por që më shumë duket si një mesazh i koduar për kryeministrin Edi Rama.

“Mirëmëngjes nga Lalëzi! Edhe pse deti është zgjuar nervoz sot, shpresojmë të reflektojë dhe qetësohet më vonë.”-shkruan Meta.

Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Ilir Metën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.

Të shumtë janë ata që i komentojnë për pamjet që ai shfaq. Një nga komentuesit ironizon presidentin duke i kërkuar një dhomë me qira në vilën e tij luksoze në Gjirin e Lalëzit. Ai me ironi i kërkon që mund të rrijë edhe në dhomën e maces së presidentit.

Kujtojmë që Ilir Meta ka treguar për macen e tij dhe ka rrëfyer se ajo madje ka edhe GPS në rast se humbet. Madje në një intervistë tjetër Monika Kryemadhi ka zbuluar se macja në shtëpi, ka tualetin e saj personal.