BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Ilir Meta në konflikt interesi, ja neni 108 që nxjerr nul dekretin e presidentit, shtyrja e zgjedhjeve i shërben bashkëshortes së tij

Ilir Meta në konflikt interesi, ja neni 108 që nxjerr nul dekretin e

Bien alibitë e presidentit Ilir Meta. Ky i fundit prej dy ditësh ka marrë flamurin e mbrojtjes së Kushtetutës, duke pretenduar se me shtyrjen e zgjedhjeve po mbron të drejtat e qytetarëve. Por veprimi i presidentit, përveçse nuk bazohet në asnjë nen të Kushtetutës, është dhe konflikt i pastër interesi. Mazhoranca pritet të bëjë një padi në Gjykatën Administrative shumë shpejt dhe një ndër pikat që mund të rrëzojnë presidentin, është pikërisht ajo e konfliktit të interesit. Vetë Meta dje në një konferencë shtypi tha se është vetëm Gjykata Kushtetuese ajo që mund të rrëzojë dekretin e tij. Por presidenti këtu gabon. Gazeta një ditë më parë nxori vendimin nr. 150 datë 16.06.2017 të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka të bëjë pikërisht me të njëjtën çështje. Në 2017 Partia Forca Rinia ankimoi në Kushtetuese vendimin e Bujar Nishanit për të shtyrë datën e zgjedhjeve dhe gjykata mori një vendim që rrëzon Metën. Në këtë vendim përcaktohet qartë se nxjerrja e dekretit për zgjedhjet është akt administrativ dhe aspak kushtetues. “Në rastin konkret, Kolegji konstaton se akti ndaj të cilit është ushtruar ankim, dekreti i Presidentit të Republikës, i cili është një akt administrativ individual, pasi ka për objekt vetëm caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Për këtë arsye, Kolegji çmon se ky akt nuk hyn në juridiksionin e kësaj Gjykate por në juridiksionin e gjykatave administrative dhe për këtë arsye, kërkuesi nuk legjitimohet t’i drejtohet kësaj Gjykate me objektin sipas kërkesës”, thuhet në vendim. Pra, Kushtetuesja e ka sanksionuar qartë dhe prerë se kemi të bëjmë me një akt administrativ dhe jo kushtetues. Por nëse hapim Kodin e Procedurës Administrative të ndryshuar, neni 108 rrëzon presidentin, pasi me vendimin për të shtyrë datën e zgjedhjeve presidenti dyshohet se është në konflikt interesi. “Akti administrativ është absolutisht i pavlefshëm në rastet e mëposhtme: b) është nxjerrë nëpërmjet mashtrimit, kanosjes, mitmarrjes, konfliktit të interesit, falsifikimit apo një veprimi tjetër që përbën vepër penale”, thuhet në nenin 108.

Konflikti i interesit i Metës

Neni 108 e ka cilësuar shumë qartë se një akt administrativ quhet nul nëse kemi të bëjmë me konflikt interesi. Pyetja që shtrohet është: A është Meta në konflikt interesi në këtë rast? Nëse analizohet situata del qartë se kemi konflikt interesi. Meta në dekretin që nxori për të shtyrë zgjedhjet argumentoi se e bëri këtë për të mos i mohuar opozitës të drejtën e pjesëmarrjes në votime. Madje, ai nxori dhe shifra duke thënë se PD-LSI gëzojnë gjysmën e votuesve dhe ata nuk mund të jenë të papërfaqësuar. Pra kemi një akt që i shërben opozitës, pasi e kërkonte dhe kjo e fundit shtyrjen e zgjedhjeve. Por kush është opozita? Partia e dytë opozitare drejtohet nga bashkëshortja e presidentit, zonja Monika Kryemadhi. Pra përmes shtyrjes së zgjedhjeve, presidenti i ka shërbyer partisë së bashkëshortes së tij. Mund të thuhet me plot gojën se kemi konflikt interesi. Një gjë e tillë konfirmohet dhe nga juristi dhe ish-kreu i Aleancës kuq e Zi Kreshnik Spahiu, i cili ka qenë nënkryetar i KLD. “Vetëm Slobodan Milosheviç guxoi të ishte edhe kryetar shteti, por edhe gruaja kryetare opozite Mira Markoviç. Asnjë rast tjetër në botë nuk do ta gjeni. Dërgojeni dekretin në çdo gjykatë administrative apo kushtetuese, shqiptare apo ndërkombëtare dhe të jeni të bindur që dekreti do shpallet Nul”, ka deklaruar ai në rrjetet sociale. Pra, mjafton ky nen për të rrëzuar dekretin e presidentit, pasi është e qartë se kreu i shtetit po tenton të shpëtojë partinë e tij nga shkrirja. 

Kliti Topalli

Më të lexuarat