BREAKING NEWS

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së zbardh prapaskenat

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë po ndodh

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x
BREAKING NEWS

“Rama kërkon të vrasë fjalën e lirë”/ Çfarë po paralajmëron Berisha: Brenda 6 muajve tre media...

“Rama kërkon të vrasë fjalën e lirë”/
x
BREAKING NEWS

Çfarë i kërkoi gruaja shtatzënë? Zbulohet LETRA e Sokol Halilit pak momente pas aktit të tmerrshëm (FOTO)

Çfarë i kërkoi gruaja shtatzënë? Zbulohet LETRA e
x
BREAKING NEWS

Berisha ‘bëhet lëmsh’, thërret demokratët në protestë më 4 dhjetor, e korrigjon Floriana Garo

Berisha ‘bëhet lëmsh’, thërret demokratët
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka samit pa protesta, të tilla ndodhin vetëm në vendet diktatoriale”, Berisha bën thirrjen e fortë për 6 dhjetorin

“Nuk ka samit pa protesta, të tilla ndodhin vetëm në vendet
x
BREAKING NEWS

Surprizon moti në fundjavë, ja çfarë pritet të ndodhë

Surprizon moti në fundjavë, ja çfarë pritet të
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga laboratori i kokainës në Fier/ Si e kalonte ‘plehun’ në doganë djali i zyrtarit të PS-së, ja kush e shoqëronte

Zbardhen detaje të reja nga laboratori i kokainës në Fier/ Si e
x

Politike

Ilir Meta në panik nga dosja e ish-Sigurimit të Shtetit, takime të shpeshta me Filip Talon që e spiunoi për tentativë arratisje

Ilir Meta në panik nga dosja e ish-Sigurimit të Shtetit, takime

Ish-presidenti Ilir Meta duket se është kapur në befasi nga dosja që Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit vuri në dispozicion të Kuvendit të Shqipërisë, ku aludohet se ish-Kreu i Shtetit, tashmë kryetar i Partisë së Lirisë ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas Autoritetit, ish-presidenti Meta me inicialet I.M. ka spiunuar shokun tij të klasës ,e iniciale F.T. tek ish-Sigurimi, për shkak se ai kishte plan të arratisej nga Shqipëria në fund të viteve ’80. Por këto pretendime dhe akuza Ilir Meta i ka hedhur poshtë dhe ndërkohë pretendon se është 1 milon përqind i pastër. Mirëpo teksa debati për dosjet gëlon në vend, Meta ka intesifikura lëvizjet në prapavijë, në mënyrë që të “djegë” çdo provë që implikon atë si Spiun të Sigurimit. Madje, ish-presidenti Meta ka shkuar deri atje, sa pas skandali që i plasi, ka shtuar kontaktet me personin për të cilin akuzohet se e spiunoni tek ish-Sigurimi i Shtetit kur ishin në shkollë. Burime të sigurta nga Partia e Lirisë i thanë gazetës “SOT” se në kuadër të transparencës dhe thellimi të skandalit, Meta ka zhvilluar telefonata me personin që në dosje thuhet se e spiunoi. Po pse Ilir Meta që pretendon se është i pastër dhe s’ka kurrfarë lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit, ka nisur të lëvizë gjithë gurët në prapavijë, ku fillimisht ka shtura kontaktet me personin që bëri burg për të. Nëse supozojmë se ai është i pastër, përse atëherë ai nuk bën transparencë dosjen e tij dhe përse kontakton personi që aludohet se ka spiunuar gjatë kohë që ai ka qenë spiun dhe bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit? Për të gjitha këto pyetje, përgjigjet mbetet të shihen gjatë ditëve në vijim, gjithmonë nëse Ilir Meta do të ketë guxim të rrëzojë me prova dhe fakte akuzat që rëndojnë mbi të, se ai ka qenë spiun dhe fuks.

Meta pranon se ka folur me Filip Talon

Por përveç detajeve që burimi pranë Partisë së Lirisë i dha gazetës “SOT”, ka qenë edhe ish-presidenti Ilir Meta, ai i cili ka pranuar me zë dhe figurë se ka pasur kontakt me Filp Talon, personin për të cilin akuzohet se e spiunoni tek ish-Sigurimi i Shtetit kur ishin në shkollë, për shkak se ai i kishte rrëfyer gjatë një bisede shokësh, se kishte dëshirë të arratisej, diku nga fundi i viteve ’80. Teksa ishte duke folur në një interviste për televizionin “MCN TV” të premten që lamë pas, Meta zbuloi se personi që aludohet se është spiunuar prej tij, ka nisur tentativat për të bërë transparencë dosjen e tij. “Tmerri që e ka kapluar Ramën nga llogaridhënia që po i vjen dhe mjekimi i detyruar që po i afron, sepse s’duhet harruar që ka pasur edhe probleme shëndeti, që tensioni, stresi dhe vapa ia rëndon akoma më shumë, është i pashmangshëm. Në këtë drejtim shoh edhe këtë shpikje kaq ordinere dhe vulgare, të denjë vetëm për pasuesit më të ndyrë të ish-regjimit të Sigurimit të Shtetit, që përfaqësohen sot nga djali i një babai, që ky është akoma krenar pse në vitin 89’ firmosi për varjen e një poeti të fjalës së lirë, si Havzi Nela. S’mund të presim nga monstra të tilla, asgjë që i shërben demokracisë, të vërtetave, shtetit ligjor. Kjo histori është një histori aq absurde, aq banale, aq kriminale, saqë jo vetëm s’mund ta besoj askush, edhe vet ata që e kanë shpikur e falsifikuar, por që rëndon me akuza të reja për fat të keq Autoritetin e Dosjeve, i cili ka treguar që është kthyer në një instrument të verbër politik të Edi Ramës. Rëndon edhe të gjithë ata punonjës të ish-SHIK-ut që kanë vënë dorë në dosjen e qytetarit F.F., të përndjekur nga Sigurimi i Shtetit për tentativë arratisje në atë kohë, i cili po ashtu është edhe shtetas amerikan sot. Unë di se ai vet pasi e ka marrë dosjen e tij, e ka shumë të qartë dhe po ndjek rrugën e tij ligjore”, deklaroi ai.

Meta pranoi se ka dy mbiemra dhe është i pastër

Më tej gjatë fjalës së tij, ish-presidenti Ilir Meta indirekt pranoi se gjatë këtyre 30 viteve ka pasur dhe ka punuar me 2 mbiemra, ndërsa theksoi se ai është i pastër, duke rrëzuar me forcë akuzat që rëndojnë mbi të se ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit. I drejtpërdrejt dhe i qartë në atë çfarë thoshte, Meta u shpreh se personi me inicialet I.M. nuk është ai, pasi mbiemri i tij autentik është Metaj dhe jo Meta. Por po ta shikosh gjatë rrugëtimit të tij 30 vjeçar në politikë, ish-presdineti ka mbajtur mbiemrin Meta, siç shihet të paktën në 5 vite e fundit që ai ka firmosur mbi dokumentet gjatë kohës së ka drejtuar Presidencën. “Ajo që mund t’ju them që jo vetëm I.M. s’është Ilir Meta dhe s’ka si të jetë, dhe I.M., ka dosjen e tij si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe këtë e di Autoriteti i Dosjeve, por nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn, në asnjë lloj kohe, në asnjë lloj rrethane. E gjitha kjo është një shpikje për të bërë një zhurmë mediatike, për të shmangur vëmendjen nga skandali kryesor i inceneratorëve, që unë kisha premtuar se do të marrë përmasa të tjera, dhe vetëm maja e ajsbergut ka dalë në sipërfaqe, nga gjithë skandalet e tjera dhe ky vrull i madh liridashës që ka shpërthyer akoma më tej edhe pas shpalljes së Partisë së Lirisë”, u shpreh ai.

Ish-presidenti shpërthen në akuza ndaj Autoritet të Dosjeve

Por nuk ndalet me kaq, pasi ish-presidenti Ilir Meta hodhi poshtë edhe njëherë akuzat e Autoritetit të Dosjeve, duke u shprehur se ky institucion është kthyer në instrument të verbër të kryeministrit Edi Rama,  i cili sipas tij, përdor forma të ish-Sigurimit. Madje, kreu i Partisë së Lirisë i konsideroi lajme të prodhuara nga regjimi i Ramës, ato që sugjerojnë se njerëz të afërt me të janë nën hetim nga SPAK. “Autoriteti i Dosjeve në rast se ka një fakt që provon një akuzë të tillë monstruoze të prodhuar nga regjimi i Edi Ramës përmes falsifikimit të tij e çon Metën për ndjekje penale. Sepse Ilir Meta gjithmonë kur ka bërë kërkesën për verifikimin e figurës së tij, në çdo rast ka marrë përgjegjësi penale, siç do njeri i cili gënjen, kur thotë që s’kam qenë pjesëtar, bashkëpunëtor, apo i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit. Por Autoriteti i Dosjeve nuk e bëri këtë veprim sepse e dinte shumë mirë që kemi të bëjmë me një falsifikim, kemi të bëjmë me një mashtrim, me një email gjoja elektronik që ka ardhur në 24 korrik nga SHBA-të që kushdo që ta lexojë do vërë duart në kokë për përmbajtjen aq vulgare dhe ordinere, i cili padyshim që është dërguar me koordinim të plotë me njerëz aty brenda Autoritetit, dhe me njerëz të tjerë nën komandën e Edi Ramës, për të prodhuar një situatë kaotike dhe konfuze, ku ky Autoritet u vënka menjëherë në lëvizje, vënka në lëvizje edhe Parlamentin, dhe na dalin edhe disa IM të tjera. E gjithë kjo bëhet vetëm për të shmangur vëmendjen nga problemet e mëdha, të cilat e presin Edi Ramën, për të dhënë llogari si Çeçua, kjo është e padiskutueshme”, nënvizoi Meta.

Më të lexuarat