Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ilir Meta në panik, sulmon SHBA-BE: Nëse doni zgjedhje me 1 parti shkoni në Korenë e Veriut, jemi lodhur nga eurojuristët, s’ më trembni me SPAK

Postuar: 12/06/2019 - 09:10

Presidenti Ilir Meta tregoi dje se është mbërthyer nga paniku. Ai doli në një konferencë për shtyp për t’u përgjigjur akuzave të lëshuara ndaj tij ditët e fundit. Teksa u mundua të rrëzonte të gjithë juristët në vend, nuk kurseu as ambasadorët, duke e bërë të qartë se vetëm ai di ta lexojë Kushtetutën dhe askush tjetër. Por përtej kësaj, Meta tregoi dje se ishte i frikësuar. Konferencën e nisi i buzëqeshur, por ajo u venit sapo gazetarët i përmendën dy elementë: SPAK dhe ndërkombëtarët. Për të dyja këto elemente, Presidenti lëshoi mesazhe dhe sulme të forta ndaj SHBA dhe BE, duke u kërkuar që të mos ndërhyjnë në punët e Shqipërisë. “A ka ndonjë që beson se zgjedhjet e 30 qershorit do të ishin të lira dhe demokratike dhe shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre? Ju jeni të rinj, por ka një dallim mes zgjedhjeve dhe votimeve, shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje, jo votime, se ashtu kanë pasur 45 vite. Nëse ka ndonjë europian dhe amerikan që do të monitorojë zgjedhje të tilla, le të shkojë në Korenë e Veriut, këtu jo, se ka ardhur pluralizimi politik. Zero janë mundësitë pa e zgjidhur këtë krizë, jo për të çelur negociatat tani, por as në shtator dhe shumë vite integrimi nuk do të duket në horizont”, tha Meta. Ai tha se ndërkombëtarët nuk kanë tagër lidhur me vendosjen e datës së zgjedhjeve. Gazetarët i përmendën deklaratën e kreut të OSBE dy ditë më parë, ndërsa presidenti u përgjigj: “Unë me zotin Lajçak kam pasur një bisedë shumë të këndshme dhe pak më parë. Nëse dikush nga Brukseli mund të nxjerrë ndonjë dekret për zgjedhjet, ta nxjerrë. Për mua është e qartë, presidenti i Republikës jam unë. Përgjegjësinë për stabilitetin e vendit e kam unë, të gjithë janë të mirëpritur për kontribute konstruktive. Kontribute me ngatërresa jo, jemi lodhur me ngatërresa deri më tani. Nuk kemi nevojë as për eurojuristë, as për eurodiplomatë. Kemi nevojë për njerëz të përgjegjshëm, që i qëndrojnë parimeve europiane”, tha Meta.

Frika nga reforma

Presidenti Ilir Meta u ndal dhe te reforma në drejtësi. Një nga gazetarët e pranishëm pyeti nëse i druhet ngritjes së SPAK, por presidenti u revoltua dhe nisi sërish sulmet. Këtë herë mesazhi i tij ishte për amerikanët, duke dashur tu çojë mesazh se nuk e tremb reforma në drejtësi. “Kam unë frikë? Rama e di që unë nuk kam frikë nga asgjë, pastaj e di Ambasada amerikane, e di dhe Lu. Unë kam frikë vetëm nga përgjegjësia që kam para popullit në detyrat që unë kam. Populli duhet ta dijë që reforma në drejtësi nëse u miratua me konsensus dhe nëse ka rekomandimin për negociatat e ka nga lufta që unë kam bërë për ta miratuar reformën”, tha Meta. Nga konferenca e djeshme e presidentit u kuptua qartë se ndërkombëtarët ja kanë mbledhur kreut të shtetit. Në 3-4 raste ai i sulmoi ashpër ata duke treguar dhe në herë frikën nga reforma në drejtësi, e cila do jetë në dorë të SHBA-BE.

Shkarkimi

Kreu i shtetit Ilir Meta tha se nuk e kupton arsyen pse mazhoranca kërkon të nisë procedurat për shkarkimin e tij, pas dekretit të anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Ai tha se mund të ikë nga presidenca pasi palët politike të zgjidhin krizën me dialog. “Unë nuk e kuptoj pse duan të më shkarkojnë, unë jam vetëofruar për ta lënë këtë detyrë edhe gjithmonë gati që kjo sakrificë të bëhet në zgjedhjen e kësaj krize dhe gjithçka të funksionojë normalisht. Zgjidhim krizën pastaj ikën presidenti”, u shpreh Meta.

Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 12:20

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë mesazhe të forta sot, teksa kujton Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, “dy ideologjive shkatërrimtare të shekullit të kaluar, që shkaktua

Postuar: 23/08/2019 - 12:08

Nisur nga transferimi në Dibër i dosjes 184, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nëpërmjet një

Postuar: 23/08/2019 - 11:46

Partia Demokratike ka hedhur sot sërish akuza për kryebashkiakun e ri të Vorës, Agim Kajmakun.

Postuar: 23/08/2019 - 11:03

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshëndet besimtarët bektashinj në ditët e pelegrinazhit të ty

Postuar: 23/08/2019 - 10:07

Ndërsa vendi ndodhet në krizë politike dhe partnerët tanë amerikanë po japin ndihmën e tyre në kr

Postuar: 23/08/2019 - 09:23

Hetimet mbi dyshimet për manipulim dhe blerje të votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore në D