BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ilir Meta nis pazaret për kreun e KLSH, socialisti Angjeli kandidatura nën mëngë e presidentit

Ilir Meta nis pazaret për kreun e KLSH, socialisti Angjeli kandidatura

 Presidenti Ilir Meta ka nisur pazaret me qeverinë sa i takon kreut të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në dhjetor Bujar Leskajt i mbaron mandati dhe sipas ligjit emri i ri propozohet nga presidenti dhe zgjidhet nga Parlamenti. Gazeta e ka theksuar se që muaj më parë ka pasur tentativa nga Presidenti për të kapur këtë institucion, i cili është ndër më të rëndësishmit në vend. Strategjia e tij ka qenë që të kandidojë një emër që gëzon mbështetjen e socialistëve, por që në të vërtetë është njeriu i tij. Sipas burimeve shumë të sigurta, Ilir Meta pritet të propozojë si kandidat për në KLSH, Anastas Angjelin. Deputeti ka nisur lobimet në radhët e socialistëve dhe mësohet se deri më tani ka siguruar dakordësinë e Kryesisë së PS. Por sinjalet janë se gjithçka është një lojë e presidenti për të “kapur” Kontrollin e Lartë të Shtetit. Edhe pse Angjeli është zyrtarisht deputet i PS, ai njihet si një njeri mjaft i afërt i Ilir Metës. Angjeli drejton Universitetin Mesdhetar të Tiranës dhe pak vite më parë ai u dha 200 bursa studimi anëtarëve të LRI. Nga ana tjetër, Meta e ndihmoi që studentët që ikën nga Universiteti Kristal pas mbylljes së tij, të shkonin te Universiteti Mesdhetar. Po ashtu Angjeli ka ndihmuar shumë fort Metën për lobime në SHBA. Ata kanë zhvilluar disa vizita e takime bashkë në SHBA. Aleanca e tyre u duk dhe te negociatat e paktit të detit me Greqinë, pasi Meta futi si negociator dekanin e Juridikut të Universiteti Mesdhetar, Ksenofon Kristafi. Pra duket se kreu i shteti ka ecur me strategji, për të gjetur kreun e ri të KLSH. Shumë prej socialistëve nuk e dinë se Angjeli ka relata shumë të mira me Metën dhe emërimi i tij në krye të KLSH mund të marrë votat e nevojshme. Por pyetja që shtrohet është: A e meriton Angjeli të jetë në krye të KLSH?

Pasuria e Angjelit

Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni që ka në dorë të gjitha institucionet e vendit. Ai është institucioni kryesor që zbulon aferat e zyrtarëve dhe lufton korrupsionin. Pra në krye të KLSH duhet që parimisht të jetë dikush që është i pastër në të gjitha aspektet. Gazeta prej ditësh e ka hedhur idenë e një vetingu për kreun e ri të KLSH, për shkak të rëndësisë që ka institucioni. Nëse do bëhej një veting, mjafton të analizojmë komponentin e pasurisë për Anastas Angjelin. Ai ka deklaruar në ILDKP se është pronar i një sërë apartamentesh, ku kryesisht spikat apartamenti me vlerë 330.000 dollarë në Boston të SHBA-së. Por krahas këtij apartamenti, Angjeli ka në pronësi dhe një apartament me sipërfaqe 158 m2 në Sarandë; tokë me sipërfaqe 440 m2 po në Sarandë me vlerë 264.000 lekë; si dhe një dyqan me sipërfaqe 99 m2 po në Sarandë por që nuk e ka specifikuar vlerën se sa e ka blerë. Sakaq, deputeti Anastas Angjeli ka deklaruar se ai sëbashku me pjesëtarët e tjerë të familjes posedojnë një sërë llogarish bankare, ku përveç shumave të mëdha bien në sy llogaritë jashtë vendit. Kështu, deputeti Angjeli ka deklaruar se ka llogari bankare në Commerce Bank, USA; në EuroBank, Greqi; si dhe në disa banka të tjera jashtë vendit. Por krahas këtyre, në deklaratën e pasurisë së deputetit të PS, bien në sy edhe vlerat e shtrenjta të automjeteve që ai dhe familja e tij kanë në dispozicion. Angjeli ka deklaruar se zotëron një automjet me vlerë 50.915 dollarë, blerë nga të ardhurat familjare. Po ashtu ai ka deklaruar se e bija Jona Marashi zotëron dy automjete, njëri me vlerë 26.800 dollarë dhe tjetri me vlerë 28.000 dollarë. Por krahas pasurisë tepër të madhe, paradoksi më i madh i deputetit Anastas Angjeli është se ai ka deklaruar Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë si një Organizatë Jofitimprurëse me vlerë 100.000 lekë. Pra është e çuditshme sesi një universitet ku çdo vit regjistrohen qindra student pranë tij duke paguar qindra lekë për të studiuar të deklarohet si një OJF. Pra, a mundet që KLSH të drejtohet nga një individ që ka lidhje politike dhe ka një pasuri të tillë? Nëse do kishim veting, padyshim që Angjeli nuk do e kalonte dot./Kliti TOPALLI

Më të lexuarat