BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ilir Meta nis zbatimin e planit për të rrëmbyer postin e Sali Berishës si kryetar i opozitës, ja si po tërhiqen nga “Primaret” kandidatët e “Foltores” në disa bashki, në lojë mbeten vetëm emrat që përfaqësojnë PL

Ilir Meta nis zbatimin e planit për të rrëmbyer postin e Sali

Ashtu siç gazeta “SOT” e ka paralajmëruar, ish-presidenti Ilir Meta ka nisur të vërë në zbatim planin e tij diabolik për të rrëmbyer postin e Sali Berishës si kryetar i opozitës, duke u faktorizuar kështu si aktor i rëndësishëm politik, pas Edi Ramës. Teksa opzizta e dirigjuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë hapur garën për kandidatët për kryetar bashkie sa i takon zgjedhjeve lokale të 14 majit të vitit 2023, oreksi në kapin e “Foltores” dhe Partisë së Lirisë është shtuar nga grupet e interesit, duke shkelur premtimet që kanë bërë si parti gjatë marrëveshjes së nënshkruar mes dy lidërve të tyre. Berisha referuar aleancës që nënshkroi me PL mori të drejtën për të pasur monopolin e kandidatëve për kryetar bashkie, ndërsa nga ana tjetër, Meta u mjaftua vetëm me kandidatë për këshillat bashkiakë, duke ja lënë “pjesën e luanit” ish-kryeministrit. Por çdo ditë që kalon, duket se ish-presidenti Meta nuk është i kënaqur, ndërsa ka ndryshuar kurs 180 gradë, pasi ka nisur të vërë në zbatim planin B, duke inflirtuar mes kandidatëve që garojnë në “Primare” besnikë të tij. Sot që flasim Partia e Lirisë ka nxjerrë dy kandidatë për kryetar bashkie në Kuçovë dhe Krujë, sikundër janë Lefter Maliqi dhe Denis Hidri, të cilët vijnë nga radhët e Partisë së Lirisë, ndërkohë që dje plani i Metës është konsoliduar, pasi ai ka detyruar që të tërhiqen nga “Primaret” kandidatët e “Foltores” në disa bashki, duke lënë në lojë vetëm emrat që përfaqësojnë PL. Sinjali më i freskët i “Tradhtisë” së Metës ndaj Berishës, vjen nga qarku i Beratit, aty ku me shumë gjasa Lefter Maliqi do të jetë kandidati i vetëm i opozitës për Kuçovën në zgjedhjet vendore të 14 majit. Maliqi ishte në garë bashkë me Brikena Koroveshi që përfaqësonte “Foltoren”, por kjo e fundit mësohet se pas presioneve të Ilir Metës është tërhequr nga “Primaret”. Pra, kjo lëvizje taktike e Metës është deri diku e fortë, pasi çimenton pozitat e tij dhe favorizon kandidatët që janë besnikë, lakenj dhe shërbëtorë të tij, duke nxjerrë kështu jashtë loje Sali Berishën. Thënë troç nëse vijohet me këto ritme, në lojë do të vetëm emrat që përfaqësojnë partinë e Lirisë, gjithmonë në ato bashki ku ajo ka nxjerrë kandidatë në primare.

Maliqi njofton largimin e Koroveshit

Lefter Maliqi do të jetë kandidati i opozitës për Kuçovën në zgjedhjet vendore të 14 majit. PD ka nisur procesin e  “Primareve” dhe Maliqi hodhi kandidaturën për Kuçovën. Përballë tij doli Brikena Koroveshi. Por kjo e fundit ka lajmëruar sot se nuk do të jetë pjesë e garës dhe në këtë mënyrë Maliqi pritet të jetë kandidati i opozitës më 14 maj. Ishte vetë Maliqi, ai i cili njoftoi në rrjetet sociale tërheqjen e zonjës Korroveshi. “Demokracia ka nevojë për akte demokratike. Sa kohë janë të tilla, japin veç vlerë. Sapo mësova se kolegia ime, garuesja tjetër në procesin e primareve të PD-së në Bashkinë Kuçovë, ka dhënë dorëheqjen duke zgjedhur tërheqjen nga gara.  S’ më mbetet gjë tjetër, veçse ta uroj mësuesen e nderuar, sekretaren e degës Kuçovë, zonjën Brikena Koroveshi, për aktin qytetar e dinjitoz përballë demokratëve dhe opozitarëve. Unë ftoj të gjithë demokratët, opozitarët dhe simpatizantët të marrin pjesë në procesin e votimit me 4 Dhjetor tek dega PD Kuçovë, për të shprehur dëshirën dhe zgjedhjen e tyre me votë, edhe kur në garë mbetet vetëm një kandidat. I bindur për t’i kthyer qeverisjen vendore sot, dhe atë qendrore nesër, qytetarëve… me respekt Lefter Maliqi”, shkruan Lefter Maliqi në rrjetet sociale.

Më të lexuarat