Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ilir Meta nuk ndal sulmet ndaj qeverisë, kërkon komision hetimor ndaj DSIK, valë akuzash për certifikatën e sigurisë të Cakës

Postuar: 12/01/2019 - 07:41

Ilir Meta nuk u ndal me sulmet e hedhura nga kryeministrit Edi Rama, por po dje kërkoi nga Kuvendi përmes një letre edhe ngritjen e një komisionin hetimor për të hetuar Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Sipas Metës, fakti që Gent Caka është pajisur me certifikatë sigurie brenda 24 orëve tregon që hetimi për të nuk është kryer i plotë e i thelluar, por është i pabesueshëm. “Nga këto të dhëna të administruara, provohet se procesi i certifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj i kryer nga DSIK vetëm brenda një dite (04 01.2019), duket hapur që është një proces i kryer në kushtet e urgjencës, dhe në kundërshtim me procedurën. Në formën se si është kryer, procesi i verifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj ai nuk garanton besueshmërinë e duhur të Certifikatave të Sigurisë të lëshuara nga DSIK.Duke qenë se nga ky proces shqyrtues i Presidentit të Republikës, janë evidentuar shkelje të rënda në veprimtarinë e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Presidenti i Republikës, vlerëson të domosdoshme kryerjen e një hetimi të plotë administrativ mbi veprimtarinë e këtij institucioni mbi këtë rast.Presidenti i Republikës, i kërkon deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të vlerësojnë këto konstatime, me qëllim ngritjen sipas ligjit, të një Komisioni Hetimor”, thuhet në letrën e Metës për Kuvendin. Më tej ai deklaruar se verifikimet e DSIK nuk janë zhvilluar si duhet jashtë vendit. Sipas Metës, duhet të ishin bërë verifikime në Hungari dhe Belgjikë.

“Gjithashtu në detyrën si zv.ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe si kandidaturë e propozuar nga Kryeministri për pozicionin e ministrit të MEPJ, ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në Belgjikë dhe Hungari, vende këto ku ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë z. Gent Caka. Referuar fakteve, dhe të dhënave të Gent Cakës, konstatohet qartë se nuk është kryer një proces i mirëfilltë verifikimi sipas kushteve, detyrimeve, kritereve dhe procedurës së parashikuar në Rregulloren e Sigurimit të Personelit, miratuar me VKM nr. 188, datë 04.03.2015. Një proces verifikimi i realizuar në më pak se 24 orë, krijon dyshime të rënda për veprimtarinë aspak objektive dhe në kundërshtim me ligjin”, thuhet në letrën e Ilir Metës për Kuvendin, ku kërkon ngritjen e një komision hetimor për të hetuar DSIK.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2019 - 18:59

Mazhoranca miratoi dekretet e Presidentit sa i takon ministrave të rinj.

Postuar: 16/01/2019 - 18:32

Banorët e “Unazës së Re” kanë dalë sërish sot në protestë nga ku kërkojnë  që të

Postuar: 16/01/2019 - 18:30

Seanca e jashtëzakonshme plenare për të votuar dekretet e presidentit Ilir Meta mbi ndryshimet

Postuar: 16/01/2019 - 18:23

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar mbledhje me aleatët e PD-së.

Postuar: 16/01/2019 - 17:50

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nga jashtë ambienteve të Kuvendit komentoi

Postuar: 16/01/2019 - 17:44

Pasi opozita kërkoi që seanca e sotme e jashtëzakonshme të shoqërohej me debat, kërkesë që nuk

Postuar: 16/01/2019 - 17:43

Seanca plenare për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit për shkarkimin dhe emërimin e ministrave