Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ilir Meta paralajmëron impulse të tjera: Naço i hapi rrugë ndryshimeve në qeveri

Ilir Meta paralajmëron impulse të tjera: Naço i hapi rrugë ndryshimeve në qeveri

Postuar: 11/11/2015 - 07:55

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka paralajmëruar dje mundësinë e ndryshimeve të tjera në qeverinë “Rama”. Një ditë pas dorëheqjes së Nasip Naços, Ilir Meta ka folur sërish për impulse të reja. Kreu i Kuvendit tha se Nasip Naço i hapi rrugë ndryshimeve në kabinetin qeveritar. “Nuk mund ta them këtë, por pa diskutim që ky ndryshim, për të cilin dua të falënderoj edhe një herë z. Naço që i hapi rrugë këtij ndryshimi, absolutisht që do t’i shërbejë impulseve të reja jo vetëm përsa i takon reformës në drejtësi. Jo vetëm përsa i takon rritjes të transparencës dhe sidomos rolit të Ministrisë së Drejtësisë në këtë drejtim për gjithë qeverisjen e vendit, por edhe luftës kundër korrupsionit. Dhe në këtë plan absolutisht jam i bindur që është një lëvizje mjaft pozitive”, tha Meta.
 
Ketë deklaratë kreu i Kuvendit, Ilir Meta, e bëri pas takimit që pati me ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, znj. Romana Vlahutin, e cila i dorëzoi z. Meta një kopje të Progres-Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Në këtë rast, kryeparlamentari Meta u shpreh edhe për Progres-Raportin dhe për sfidat që ka politika shqiptare për të shkurtuar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. 
 
Reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi
 
Kreu i Kuvendit theksoi se për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duhet të përshpejtohet procesi i dekriminalizimit dhe duhet të përmbyllet reforma në drejtësi. Sipas Ilir Metës, reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme, jo vetëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, por edhe për të nxitur investimet e huaja në vend.  “Natyrisht, që mbetet mjaft e rëndësishme për të ardhmen, sidomos për çeljen e negociatave, të ecim sa më shpejt për të mbyllur procesin e dekriminalizimit dhe për të përmbyllur reformën në drejtësi, e cila do të jetë shumë e rëndësishme, jo vetëm për të forcuar sundimin e ligjit në vend, jo vetëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, por pa asnjë diskutim edhe për të përmirësuar klimën ndaj biznesit dhe sidomos për të nxitur më tej investimet e huaja në vendin tonë”, deklaroi kreu i Kuvendit.
 
Ndërkaq, Ilir Meta u shpreh edhe për ecurinë e reformës më të rëndësishme, asaj në sistemin  gjyqësor. Meta tha se, pasi qeveria të ketë në dorë opinionet e ekspertëve të Komisionit të Venecias, mazhoranca do ta ketë më thjeshtë për të vendosur shtyllat kryesore të kësaj reforme. “Nuk jam këtu për të folur në emër të mazhorancës, megjithatë do të bëjmë gjithçka për të ecur sa më shpejt në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në këtë proces. Pa asnjë diskutim, pasi të kemi opinionet e Komisionit të Venecias, besoj se nuk do të duhet shumë kohë për të ecur drejt vendosjes së shtyllave kryesore të kësaj reforme në Parlament”, theksoi Meta.  Erneta Shevroja
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 15:44

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës parlamentare të mbajë me nder karrigen në Parlament dhe të mos bëhet si opozita jashtë, që sipas tij, thotë vetëm “vjedhje, vjedhje”.

Postuar: 05/12/2019 - 15:36

Kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti në Lezhë.

Postuar: 05/12/2019 - 15:35

Nga foltorja e Kuvendit Rama shpalosi para deputetëve edhe njëherë planin si do të bëhen lagjet e

Postuar: 05/12/2019 - 15:24

Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Edi Rama u ndal edhe tek rastet e  vjedhjes së ndihm

Postuar: 05/12/2019 - 15:13

Kryeministri Edi Rama në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet pr/buxheti i vitit 2020 tha se rrë

Postuar: 05/12/2019 - 14:37

Kryeministri Edi Rama së bashku me komisionerin e BE Janez Lenarčič, ishin sot në Vorë ku inspekt