BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ilir Meta refuzon aleancën me Ramën: LSI nuk është trampolinë për PS

Ilir Meta refuzon aleancën me Ramën: LSI nuk është

Kreu i LSI, Ilir Meta, i është përgjigjur negativisht ftesës së Edi Ramës për një aleancë parazgjedhore, duke mbyllur dyert për një koalicion PS-LSI, çka do të garantonte ardhjen e së majtës në pushtet. Në lidhje me ftesën e përsëritur nga Edi Rama gjatë një konference të tij në rrjetin social Tuiter, është përgjigjur nënkryetari i LSI, Ylli Manjani, i cili e ka cilësuar si jo serioze këtë ftesë. Sipas tij koalicioni duhet të ngrihet mbi bazën e vlerave dhe jo mbi bazën e krijimit të armiqve pasi sipas tij në politikë nuk ka armiq. Manjani u shpreh se LSI nuk ka ende një qëndrim zyrtar për koalicionet e mundshme në zgjedhjet e 23 qershorit në një kohë që koalicioni me partinë Demokratike është ende funksional. Nënkryetari i LSI ka paralajmëruar edhe PD për mundësitë e pakta të krijimit të një koalicioni parazgjedhor të përbashkët. “Ne nuk jemi ushqim për PD dhe PS. Koalicioni në vitin 2009 me PD ishte i sforcuar, por solli stabilitet politik. LSI nuk ka ende një qëndrim zyrtar për koalicionet, edhe pse mund të them që ne nuk kemi ndaluar koalicionin. Por oferta e bërë nga Rama nëpërmjet “Tëitterit” nuk ishte serioze”, tha Manjani.

Meta kundër aleancës

Kreu i LSI përforcoi edhe njëherë qëndrimin e forcës që ai drejton se në zgjedhjet e ardhshme kjo forcë politike nuk do të bashkohet me asnjë prej partive të mëdha në koalicion parazgjedhor. “Dua të nënvizoj vendosmërinë tonë për të mos u bërë palë me askënd dhe kundër kurrkujt të çdo lloj konflikti absurd dhe politik, por për të qenë gjithmonë një alternativë me kërkesa më të larta ndaj vetes dhe njëkohësisht me kërkesa më të larta për perspektivën e vendit dhe të mbarë qytetarëve tanë. Ne do të jemi të angazhuar për të rritur standardet e komunikimit publik dhe politik dhe për ta orientuar politikën drejt zgjidhjes së problemeve”, tha Meta. Llogaritë elektorale duket se shtyjnë Lëvizjen Socialiste për Integrim të dalë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit, si mundësi për të ngelur faktor deçiziv për krijimin e shumicës së ardhshme. Edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, në lidhje me ofertën e kryesocialistit Rama për ngritjen e një koalicioni të përbashkët me LSI, ka reaguar kreu u kësaj force, Ilir Meta. Në takimin e parë për këtë vit me kryesinë, Meta refuzoi propozimin e Ramës duke u shprehur se nuk do të bëhet palë me askënd.

AK dhe FRD

Thirrjeve të kreut të opozitës, Edi Rama, për të krijuar një front të përbashkët opozitar për rrëzimin e Berishës, i janë përgjigjur Aleanca Kuq e Zi dhe Fryma e Re Demokratike dhe LSI, parti të cilat kanë refuzuar opsionin për të krijuar një koalicion të përbashkët parazgjedhor. Edhe pse më herët nga ana e AK nuk është përjashtuar mundësia për të bashkëpunuar, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force, Myslim Pashaj, deklaroi se nuk do të krijohet koalicion parazgjedhor me PS. Sipas tij, edhe pse të dyja këto forca kërkojnë të largojnë Berishën, koalicioni duhet të ngrihet mbi bazën e transparencës. “Ne vërtet jemi një front opozitar, por nuk jemi një koalicion. Që të bëhet koalicion atëherë nevojiten disa baza nëpërmjet të cilat caktohen rregullat. Koalicioni duhet të ngrihet mbi bazën e transparencës dhe në këtë pikë duhet medoemos të ulemi të caktojmë rregullat”, tha Pashaj. Pavarësisht se AK u shpreh kundër bashkëpunimit parazgjedhor, kjo forcë ka lënë të hapur mundësinë e krijimit të një koalicioni paszgjedhor me Partinë Socialiste. Ndërkohë në lidhje me thirrjen e Ramës drejtuar Frymës së Re Demokratike për t’u çliruar nga komplekset dhe për t’u bashkuar në koalicion me PS për rrëzimin e Berishës, i është përgjigjur nënkryetari i FRD Aleksandër Biberaj, i cili refuzoi mundësinë për një koalicion parazgjedhor me PS. “Partitë e vjetra kanë një model të vjetër sjelljesh. Ne nuk bëjmë asnjë koalicion me PD, me PS dhe as me LSI. Ky është një vendim konstant që FRD nuk e ndryshon. Ne jemi të përgatitur për të dalë të vetëm në zgjedhjet e qershorit 2013, megjithatë jemi të hapur për koalicion me forcat e qendrës së djathtë. Në çfarëdolloj koalicioni të mundshëm që do të hyjmë, ne do të respektojmë vlerat dhe programet e këtyre partive dhe do ti quajmë ata partnerë”, tha Biberaj.

Myslym Pashaj

Sekretari i Përgjithshëm i AK, Myslim Pashaj, foli dje në lidhje me strategjinë e forcave opozitare për të ruajtur votën. Ai u shpreh se është e nevojshme të ngrihet një tryezë për të bashkëpunuar me partitë opozitare për të bërë të mundur ruajtjen e votës. Pashaj u shpreh se nevojitet një strategji e qartë ku partitë e opozitës të ndihmojnë njëra-tjetrën për ruajtjen e votës nga manipulimi. “Mendojmë të ulemi dhe diskutojmë një strategji me këto parti për ruajtjen e votës”, tha Pashaj.

Reagimi

Në lidhje me thirrjet e përsëritura të kreut të opozitës, Edi Rama, për krijimin e një fronti të përbashkët për rrëzimin e Berishës, më herët reagoi edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Nasip Naço, i cili u shpreh kundër bashkimit në koalicion me ato forca të cilat nuk kanë votuar ligjet integruese. “Unë e kam të pamundur të bëj koalicion me parti, që nuk voton ligjet themelore dhe na lë jashtë BE. Ne, ose unë personalisht si Sekretar i Politik i Qarkut të Beratit për LSI jam i bindur se LSI duhet të hyjë e vetme në zgjedhje. Ne nuk kemi bërë llogari numrash”, tha Naço. Andi MALASI


 

Më të lexuarat