BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Ilir Meta shkarkohet brenda tre javësh, Kuvendi ngre Komisionin Hetimor për faktimin e shkeljeve, presidenti paralajmëron rezistencë

Ilir Meta shkarkohet brenda tre javësh, Kuvendi ngre Komisionin Hetimor

Presidenti Ilir Meta brenda tre javësh do të shkarkohet nga detyra. Kuvendi ka miratuar dje me 97 vota pro, 6 vota kundër dhe 1 abstenim ngritjen e Komisionit Hetimor për të faktuar shkeljet e Presidentit. Gazeta ka siguruar vendimin e Kuvendit ku bëhet me dije se afati i Komisionit Hetimor do të jetë tre javor dhe do të ketë 3 objektiva: Hetimi dhe verifikimi nëse aktet e kryera dhe deklaratat e dhëna nga Presidenti i Republikës gjatë periudhës përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, si dhe në ditën e heshtjes zgjedhore 2021 përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës; Verifikimi i pasojave të këtyre akteve në raport me parimin e unitetit të popullit, prishjen e ekuilibrit politik, të qetësisë publike, nxitjen e urrejtjes dhe dhunës, vënien në rrezik të jetës së njerëzve, ndërhyrjen dhe intimidim të institucioneve publike, dëmtimin e imazhit dhe reputacionit të vendit, si dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Shqipërisë; Verifikimi i akteve, sjelljeve dhe qëndrimeve të caktuara të Presidentit të Republikës, në raport me rolin dhe pozitën e tij kushtetuese.

Qëndrimi i PS

Ndërkohë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dje gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se shkarkimi i presidentit është një detyrim moral e kushtetues. Balla tha se përplasjet me SHBA, nxitjet për dhunë me sfurqe dhe makthet për vrasjet me raketa janë prova të mjaftueshme për ta hequr këtë turp nga dera e Shqipërisë teksa i bëri thirrje edhe kreut të PD Lulzim Basha për t'iu bashkuar kësaj nisme. “Po si i drejtohet Presidenti popullit: t'i mprehin sëpatat, sfurqet, t'i kenë gati për të dielën! Kurrë institucioni i Presidentit nuk është përdhunuar në mënyrë kaq banale sa ky. Procedura për shkarkimin e Ilir Metës është një detyrim sa moral edhe kushtetues. T'ia heqim menjëherë turpin në derë Shqipërisë. Përplasja e tij me SHBA-të, makthi se do ta vrasin me raketa, janë të mjaftueshme. Thirrja jonë shkon edhe për Lulzim Bashën e opozitën. Do ishte në nderin e tyre të na bashkoheshin në këtë nismë”, tha ai.

Reagon Presidenca

Pas ngritje së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, erdhi edhe reagimi i Presidencës. Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat bëri me dije se Institucioni i Presidencës nuk do të njohë asnjë vendim nga Kuvendi pasi është antikushtetues. Ai u shpreh se ky vendim antiligjor parlamentar bie ndesh me parimet dhe vlerat prandaj nuk meriton aspak vëmendje. Sipas tij presidenti do të ushtrojë funksionin e tij derisa të përfundojë detyrën duke mos toleruar asnjë intimidim nga mafia. “Presidenti Meta shpreh keqardhjen e thellë, që Kuvendi njëpartiak e refuzoi mundësinë që iu dha prej tij për t’u kthyer në shinat e Kushtetutës dhe të Ligjit. Në këto kushte, bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë. Garantojmë të gjithë qytetarët se Presidenti Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë të gjitha funksionet e tij kushtetuese deri më 24 korrik 2022 dhe nuk do të tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Blushi.

Më të lexuarat