BREAKING NEWS

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar
x

Politike

Ilir Meta sulmon amerikanët, titullin për Dvoranin e cilëson si fletë lavdërimi nga të partisë së punës, kërcënon me arrestime pas 25 prillit

Ilir Meta sulmon amerikanët, titullin për Dvoranin e cilëson si

Renditja e gjyqtarit Ardian Dvorani mes 12 personaliteteve të luftës anti-korrupsion ka çoroditur presidentin Ilir Meta. Ai bëri një luftë të fortë për ta eleminuar Dvoranin dhe vlerësimi i DASH ishte padyshim një mesazh i qartë për presidentin. Meta e ka kuptuar një gjë të tillë dhe për këtë arsye ka sulmuar dje hapur Washingtonin. Gjatë një konference për mediat ai e ka cilësuar titullin si fletë lavdërimi e nxjerrë nga kryeministri Edi Rama. Meta u shpreh se nuk është aspak i habitur nga ky çmim, duke e krahasuar atë me fletëlavdërimet që merrte dikur partia e punës. “Kryeministri ka nxjerrë një fletë lavdërimi për anti-korrupsionin dhe sukseset e tij, dhe kjo është një gjë që mua nuk më habit. Përpjekja e tij për t'u vetë lavdëruar si kampion i anti-korrupsionit dhe i Ramaformës, ja ku është Ramaforma, kjo është kapja e shtetit. Këto janë si fletët e lavdërimi që merrte partia e punës kur shqiptarët vdisnin për bukë në Shqipëri. E mbani mend atë çmimin Meksikës, kështu janë edhe ato çmimet e Ramës”, tha Meta. Teksa foli për zgjedhjet e 25 prillit, presidenti Ilir Meta bëri me dije edhe njëherë premtimin e tij për të garantuar në vend zgjedhje të lira. Ai paralajmëroi se për çdo zyrtar që përfshihet në veprimtari antiligjore me qëllim deformimin e rezultatit të zgjedhjeve sipas tij do të këtë arrestime. “Në 25 prill është një ditë e madhe në historinë e vendit ku Presidenti ka vetëm një votë si çdo qytetar. Vota është kundër oligarkisë. Por të mos harrojnë që ka edhe 26 prill për të gjithë këta që firmosin kështu fshehurazi, se kush ka kartelë mjekësore do kërkojë rrethana lehtësuese pastaj. Paralajmëroj se çdo zyrtar, duhet të ketë kujdes në respektimin e ligjit dhe Kushtetutës pasi do të ketë ndëshkime. Nuk mund të degradojë më demokracia jonë dhe shteti ynë në këtë situatë”, tha Meta. Presidenti Meta gjatë fjalës së tij ka kujtuar edhe  manifestimin e 2 Marsit, ndërsa theksoi se mimozat kanë çelur pavarësisht pandemisë. I pyetur nëse do dalë më presidenti në shesh si në 2 mars, Meta shtoi se nuk vuan të dal në sheshe. “Ilir Meta nuk vuan të dalë nëpër sheshe, mund të detyrohem të dal më shumë në rrugë, në bulevard. Mimozat kanë çelur, meqë më kujtuat 2 Marsin. Unë aksion opozitar nga presidenca?! A mund t’i bëjë shërbim kryeministrit meqë s’ma ka kërkuar?”, tha ai.

Më të lexuarat