BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Politike

Ilir Metaj i dërgon mesazhin e koduar Sali Berishës, ia bën të qartë se raportet e tij me SHBA janë të shenjta

Ilir Metaj i dërgon mesazhin e koduar Sali Berishës, ia bën

Çfarë do të ndodhte nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i kërkonin Ilir Metës distancimin nga një “non grata” si ish-kryeministri Sali Berishës? Kësaj pyetje, kryetari i Partisë së Lirisë nuk i dha dje një përgjigje të qartë, duke rritur dyshimet se raportet mes tij dhe Berishës janë krisur, edhe pse u shpreh se një çështje e tillë në asnjë moment nuk do ta cenonte marrëdhënien e tij dhe të partisë së tij me Uashingtonin. Duke folur në një konference për mediat, ish-Presidenti nënvizoi se në çdo rast marrëdhëniet e Partisë së Lirisë me Amerikën do të ishin të shkëlqyera. “Në çdo rast marrëdhëniet e mia dhe të Partisë së Lirisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk cenohen. Amerika është vend i Lirisë dhe liria do të thotë se në finale mbizotëron vullneti i popullit dhe SHBA ka treguar se respekton vullnetin e popullit”, deklaroi ai. Sa i përket takimit të tij me ambasadoren Kim, Meta theksoi dhe një herë se ka qenë një bisedë shumë të hapur, shumë bashkëpunuese. “Ne nuk ndajmë të njëjtat mendime për çdo gjë, kjo është normale po të kemi parasysh edhe dy pozicionet e ndryshme, unë jam politikan, zonja ambasadore është diplomate dhe do ti përmbahet udhëzimeve që merr. Sa i takon partneritetit strategjik Shqipëri- SHBA bashkëpunimi është i shkëlqyer në të gjitha fushat, në qëndrimet tona sa i takon stabilitetit dhe sigurisë në rajon, sa i takon solidaritetit me Ukrainën dhe me NATO-n, me BE-në. Ata jam i sigurt që do të respektojnë çdo vendim që merr Partia e Lirisë”, u shpreh ai. Megjithatë kryetari i Partisë së Lirisë u kujdes të nënvizonte se nuk ka asnjë krizë mes tij dhe Berishës dhe se këto shpiken nga mendja e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij të shpërndarë kudo. “Ka qenë një koherencë e qartë e PL dhe PD që ka çmontuar dhe i ka treguar gjithë qytetarëve që vjedhja që planifikonte tu bënte Rama përmes 4 fishimit të faturave të energjisë ishte një mashtrim që synonte të mbulonte vjedhjet që kanë ndodhur në këtë sektor. Politika e Edi Ramës është e qartë, të varfërohet shtresa e mesme, të fuqizohen grupet kriminale, të ligjërohen paratë e tyre. Kështu shkatërrohet konkurrenca. Kjo është politika e Edi Ramës, shkatërrimi i shtresës së mesme, si një garantë e demokracisë dhe stabilitetit”, nënvizoi Meta.