Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ilir Rusmali bojkoton fushatën e PD, Basha konfirmohet pasardhës, Topalli jashtë axhende, Dogjani dhe Islami në podium

Ilir Rusmali bojkoton fushatën e PD, Basha konfirmohet pasardhës, Topalli jashtë axhende, Dogjani dhe Islami në podium

Postuar: 14/05/2013 - 10:40

Partia Demokratike çeli dje zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 Qershorit. Me një miting të sforcuar, të vakët dhe pa emocione, ku kishte grumbulluar me dhunë të gjithë punonjësit e administratës publike në sheshin “Nënë Tereza”, Partia Demokratike çeli zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 23 Qershorit. Në mitingun hapës, nuk u paraqit asnjë alternativë apo vizion, por vetë, sharje, fyerje, baltosje dhe thirrje histerike kundra Edi Ramës. Të gjithë folësit, e nisnin dhe mbaronin fjalimin me Edi Ramën. Megjithatë, nisja e fushatës konfirmoi disa fakte të konturuara deri diku këto ditë. Zyrtarizimi i listës së kandidatëve për deputetë ka ndarë përfundimisht figurat kryesore të Partisë Demokratike nga klani familjar i Sali Berishës, i cili kontrollon partinë. Fushata e PD është bojkotuar dje nga shumë figura historike të PD, ndër to edhe Ilir Rusmali, i përjashtuar nga lista. Berisha po shkon drejt zgjedhjeve me tre tradhtarë të PS, me miqtë e Bashës, me shokët e fëmijëve, Xhuvelin dhe disa anonimë. Rusmali nuk ishte as në podium dhe as në radhët e para të mitingut. Tingëllon paksa ironike, por demokratët në shesh janë detyruar dje të bërtasin për emra si Asllan Dogjani dhe Kastriot Islami, të cilët u ngjitën në podium. Ndërkaq, nisja e fushatës së PD ka konfirmuar edhe një herë Lulzim Bashën pasardhës të Berishës. Rivalja e tij e përbetuar, Jozefina Topalli, për herë të parë, në një aktivitet kaq të rëndësishëm të partisë, nuk ka folur fare. Pasi i përjashtuan të gjithë klanin e saj nga lista, Basha dhe Berisha e ka përjashtuar Topallin nga listat e njerëzve që do të mbanin fjalime. Në vend të Topallit doli zëvendësja e Lulzim Bashës, Jorida Tabaku dhe Majlinda Bregu. Edhe kjo e fundit është shoqet e fëmijëve të kryeministrit Berisha dhe pjesë e klanit Basha në PD.  

Basha shpall Ramën armik

Lulzim Basha shpalli dje Edi Ramën armik të Shqipërisë. “Kur deklarova kandidimin, thashë se Edi Rama nuk është armiku ynë. Kisha uruar gjatë kësaj kohe që të kisha të drejtë. Por çfarë mund të them sot kur ai bllokoi integrimin evropian? Sot mund të ishim kandidatë për anëtarësimin në BE dhe qytetarët do përfitonin nga kjo mundësi. Por çfarë është dikush që i mohon vendit ecjen përpara? I mohon zhvillimin? Ky njeri nuk është dhe nuk mund të jetë miku i Tiranës, ai nuk është miku i Tiranës, ai nuk është miku i Shqipërisë. Përpara se të bllokonte Shqipërinë, kishte bllokuar Tiranën, kishte bllokuar projektet madhore e madje edhe sot kërcënon se do të bllokojë projektet që do nisim me qeverinë e kryeministrit Sali Berisha,” tha Basha. Ai tha se Tirana do të votojë sërish kundër Edi Ramës. “Është i njëjti model që i dhamë lamtumirë dy vite më parë. Por sot, ashtu si dy vite më parë, qytetarët kanë mundësi të zgjedhin integrimin në BE, kanë mundësi të zgjedhin zhvillimin e vendit, kanë mundësi të zgjedhin një politikë që në qendër ka qytetarin, shqetësimet dhe problemet e tij”, tha Basha.

Çelja e fushatës, 10 ditë para

Partia Demokratike hapi fushatën elektorale 10 ditë përpara hyrjes zyrtare në fushatë elektorale. Njoftimi është bërë dje nga kryeministri, Sali Berisha, nëpërmjet "Facebook", i cili fton të gjithë shqiptarët në hapjen e fushatës së fitores, siç e quan ai. Fushata hapet në orën 19:30, në sheshin “Nene Tereza”. “Hapim së bashku në Tiranë fushatën e Fitores! Të dashur miq! Nesër në ora 19:30, në sheshin Nënë Tereza, në Tiranën blu, ne hapim fushatën elektorale të 23 qershorit. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që nesër të festojmë dhe të hapim së bashku, në një miting dhe koncert madhështor, fushatën e fitores sonë”, shkruan Berisha në faqen e tij në "Facebook".

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 09:00

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta po tenton të çojë ven

Postuar: 21/08/2019 - 08:07

Qeveria ka rikthyer aksionet për shfarosjen e kanabisit.

Postuar: 21/08/2019 - 08:05

Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator.

Postuar: 21/08/2019 - 08:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.