
Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes, avokati i ish-deputetit Bllako kërkon t’i pushohet çështja, zv/presidentit të FSHF Dervishaj i heqin dy akuza

Shkruar nga Dario VELAJ 25 Mars 2023

Dosja hetimore e aferës korruptive të inceneratorit të Fierit do të gjykohet nga drejtësia shqiptare. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi pas afro 3 muajsh që çështja e nxehtë të kalojë për gjykim themelimi. Në total, 19 persona, mes tyre ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka; ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako; biznesmenët Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, etj., do të merren në cilësinë e të pandehurve për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” , “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,”Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Çështja është pushuar për dy persona: Robert Shabanin (përfaqësues ligjor i “Froggy sh.p.k dhe administrator i “R.S.I&T Group”sh.p.k) dhe Enver Sheshi (administrator i “Leli-17”sh.p.k). I pari rezulton i dënuar në 2020 për skemë mashtrimi 34 milionë me fatura fiktive dhe dëm 18 milionë euro nëpërmjet 20 bizneseve, kurse i dyti ndërroi jetë në 8 janar të këtij viti nga një arrest kardiak. Nga ana tjetër, trupa gjykuese ka rrëzuar dy akuza për zv/presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë, ish-deputeti socialist Bllako ka kërkuar t’i kualifikohet ndryshe akuza, pasi nuk ka qenë zyrtar i lartë, por ka patur një funksion publik. Kujtojmë që GJKKO ka vendosur që dosja e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit të gjykohen të ndara.
13 të pandehurit e tjerë
Pëllumb Abeshi (ish-Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Politikave të Mjedisit dhe Jetësimit të Prioriteteve në Ministrinë e Mjedisit dhe ish-kryetar i Komisionit të Shpronësimit), Sabina Cenameri (specialiste në Drejtorinë e Mjedisit), Florjan Muçaj (ish-administrator i Përgjithshëm i Bashkisë Fier), Azem Shatëri (ish-drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë Fier), Erjon Murataj (ish-specialist te Agjencia e Trajtimit të Konçesioneve), Etleva Kondi (ish-anëtare e Komisionit për miratimin e licencave të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë), Arenc Myrtezani dhe Loran Dusha (administratorë të “Integrated Technology Waste Treatment”), Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra (administratorë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV), Arbër Denizi (administrator i “Pivot 04”), Silvestër Driza (administrator i “Sili”), Juri Ymeraj (administrator i “J.P.Y” sh.p.k.), Regan Merdani (administrator i “Froggy” sh.p.k. dhe përfaqësues ligjor i “Pupa Services” sh.p.k) dhe Gentian Zifla (administrator i “Itneg”sh.p.k).
Avokati i Bllakos: Të pushohet çështja, ai nuk ka qenë funksionar i lartë publik
Avokati i ish-deputetit socialist, Alqi Bllako, Sokol Hazizaj deklaroi se çështja ndaj klientit të tij për inceneratorin e Fierit duhet të pushojë, pasi nuk qëndron akuza ”Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Ai arsyetoi se me detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të MM, Bllako ka qenë funksionar publik, por jo i rangut të lartë. "Unë vazhdoj të them se akuza sa i përket në themelit të saj në korrupsion nuk ekziston tek Alqi Bllako, ndonëse gjykata arriti ta artikulonte përgjysmë atë që ne i kemi thënë. Ne do të vazhdojmë t'i mëshojmë faktit për të artikuluar atë që nuk ka ndodhur me Alqi Bllakon. Ndaj për këtë çështja penale ndaj Alqi Bllakos duhet pushuar. Është një dispozitë është për funksionarë të lartë publikë dhe të zgjedhur, tjetra vetëm për funksionarë. Unë e kam thënë se nuk është funksionar i lartë publikë asnjëherë. Është detyrë e Gjykatës së Themelit për miratimin ose jo të gjykimit apo rritjes së gjykimit të shkurtuar”, tha Hazizaj.
Avokati i Arenc Myrtezanit: Faturat janë falsifikuar, ka përgjegjësi dhe Blendi Klosi
Avokati i njërit prej të pandehurve, Arenc Myrtezanit, njëri prej 2 administratorëve të kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment”, e quajti të paqenë akuzën ndaj klientit të tij për mashtrim. Sipas tij, dokumentet që janë paraqitur si provë materiale janë falsifikuar duke u kopjuar me dorë ose me vendosje mbi xham. Për të, përgjegjësi për këto fatura ka pasur dhe pasuesi i Lefter Kokës në Ministrinë e Mjedisit, Blendi Klosi për çështjet e pagesave të faturave ndaj kompanisë italiane që kryente punimet për inceneratorin e Fierit. “Ne kërkuam papërdorshmërinë e këtyre faturave që kanë dalë të falsifikuara. Janë të provuara që këto fatura janë të falsifikuara me imitim ose të vendosura mbi xham. Nuk gjendet asnjë faturë e shkruar dhe nënshkruar prej të pandehurit që unë mbroj. Unë mendoj se Prokuroria lidhur me një akuzë për mashtrim, lidhur me pagesat që janë për firmën italiane që është fituese e koncesionit, ka devijuar hetimet. Sepse në bindjen time, rezulton se ka qenë detyre jo vetëm e klientit tim, por edhe të tjerëve që të bënin këtë detyrë. Ka qenë detyrë e administratorit të ri dhe ministrit të ri që ka zëvendësuar Lefter Kokën”, tha ndër të tjera avokati.
Më të lexuarat


A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Lulzim Basha takim me të rinjtë në një tjetër qytet

Jorida Tabaku zbulon nëse do të jetë në krye të PD pas dorëheqjes së Alibeajt

Mori bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu rendit arsyet e fitores në 14 maj

A duhet të bëjë Berisha hapa pas? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

Jorida Tabaku rendit arsyet që çuan në disfatën e opozitës në 14 maj, ja lëvizja e fundit që duhet të bëjë PD-ja

Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar deputetët, tregon shumën marramendëse që do të marrin kur të dalin në pension

Pse po rikthehet Basha? Avokati i njohur zbardh skenaret: Eksperienca e tij ndër më të plotat në politikë
