Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Inceneratori i Tiranës me pronarë të fshehur në parajsa fiskale ka deklaruar 118 milionë euro më pak”, ish-deputetja: Qeveria e Ramës kampione në vjedhje. Ja çfarë zbuloi KLSH

Postuar: 23/10/2019 - 12:19

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku me një deklaratë për mediat ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa thotë se qeveria e tij është kampione në vjedhje duke shtuar se ka manipuluar dhe fshehur 296 milionë euro për inceneratorin e Tiranës.

Gjithashtu, ish-deputetja e selisë blu deklaroi se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se ‘në kontratën e miratuar, inceneratori i Tiranës me pronarë të fshehur në parajsa fiskale ka deklaruar 118 milionë euro më pak’.

Ish-deputetja thekson më tej se me këto mekanizma korruptive, Edi Rama po mban peng integrimin europian të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Deklarata e Jorida Tabakut: 

 

Në 6 vjet, qeveria e Edi Ramës ka treguar se ka vetëm një prioritet: të vjedhë sa më shumë dhe pastaj të vjedhë sërish. Edi Rama është kapur shumë herë me duart në xhepat e qytetarëve, duke vjedhur dhjetëra e qindra miliona euro, por kryevepra e tij e korrupsionit janë inceneratorët. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se qeveria e Edi Ramës ka manipuluar shifrat për kostot e PPP-ve, veçanërisht për inceneratorin e Tiranës. Për këtë incenerator shqiptarët nuk do të paguajnë 178 milionë euro, siç ishte deklaruar më parë në kontratë, por 118 milionë euro më shumë. Gjithsej 296 milionë euro për një koncesion, pronarët e vërtetë të cilit janë të fshehur në parajsa fiskale. Siç tregohet në tabelën e programit buxhetor afatmesëm dhe në tabelën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për pagesat e inceneratorit të Tiranës, qeveria e ka fshehur me qëllim vlerën reale prej 296 milionë euro të kontratës, duke e kaluar mënyrë anti-ligjore këtë PPP korruptive. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon qartë se qeveria ka gënjyer për shifrat në kontratën e firmosur, pasi ajo po paguan 296 milionë euro ose 118 milionë euro më shumë sesa kishte deklaruar për koncesionin e inceneratorëve. Akoma më i rëndë është fakti se këta inceneratorë, sipas kryeveprës së korrupsionit të Edi Ramës, paguhen miliona euro çdo vit, megjithëse nuk ekzistojnë. Në dy vjet, qeveria e Edi Ramës ka bërë 44.3 milionë euro pagesa për inceneratorët fantazmë, një vjedhje ditën për diell e shqiptarëve. Nga të dhënat e thesarit rezulton se pagesat e kryera deri tani për çdo incenerator janë si më poshtë: Inceneratori i Tiranës 11,9 milion euro Inceneratorin i Fierit 15,3 milion euro Inceneratori i Elbasanit 17,1 milion euro Kush kërkon gjurmët e korrupsionit të qeverisë Rama, kush kërkon arsyet e refuzimit të Bashkimit Europian për këtë qeveri mjafton të shohë koncesionin e Inceneratorëve Refuzimi i BE-së është vulë korrupsioni për qeverinë e Edi Ramës. Prandaj, kjo qeveri e ka të pamundur të përmbushë 9 kushtet e Bundestagut, një prej të cilëve është lufta kundër korrupsionit, është nxjerrja para drejtësisë e zyrtarëve të lartë të korruptuar. Çdo koncesion, çdo kontratë PPP-je është e lidhur ngushtë me vjedhjen publike që i bëhet pronës së qytetarëve, fondeve publike dhe pasurisë së tyre. Ka vetëm një rrugë për të shpëtuar vendin. Zgjedhjet e parakohshme, të lira e të ndershme, të çliruara nga Kampioni i Korrupsionit, Edi Rama.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 12:00

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar reagimin e djeshëm të tifozëve në stadiumin e ri Kombëtar.

Postuar: 18/11/2019 - 11:56

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e presidenti Ilir Meta ku tha se v

Postuar: 18/11/2019 - 11:45

Atmosfera në “Air Albania Stadium”, në impiantin e ri në kryeqytet ishte fantastike.

Postuar: 18/11/2019 - 11:24

Kryetari i Parlamentit të Kuvendit, Gramoz Ruçi i pranishëm në konferencën e mbajtur në Tiranë me

Postuar: 18/11/2019 - 11:05

Partia Demokratike ka bërë publike dokumentin që hedh poshtë dhe e nxjerr të pavlefshëm, lejen e