
Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

“Informojeni mirë zonjën ambasadore”, Klodiana Lala mesazh publik për Yuri Kim

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Maj 2022
Gazetarja Klodiana Lala ka dalë me një reagim në rrjetet sociale pas deklaratës që dha ambasadorja amerikane Yuri Kim në një emisionin televiziv në lidhje me punën e SPAK. Kim përmendi emra të personazheve të njohur si të politikës, ashtu edhe të botës së krimit në vend që kanë përfunduar pas hekurave të burgut nga Prokuroria e Posaçme.
Mirëpo sipas gazetares Lala, çështjet e Avdylajt, Shullazit, Tahirit e Llalës, nuk janë çështje të SPAK, por hetime të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
“Avdylajt, Shullazi, Saimir Tahiri dhe Adriatik Llalla, nuk jane ceshtje te SPAK, por hetime te kryera nga Prokuroria per Krime te Renda.
Informojeni mire znj.Ambasadore!”, shkruan Klodiana Lala.
Deklarata e ambasadores Yuri Kim:
“Kam sjellë disa fakte sepse mendoj që ka shumë njerëz që, për çfarëdo arsyesh, duan të thonë që reforma në drejtësi po dështon, ose që SPAK nuk po funksionon. Do t’ju them se në bisedat e mia me shqiptarë të zakonshëm, jo njerëz me tituj të bukur apo vila të bukura a shtëpi të bukura, por shqiptarë të zakonshëm. E dini ç’më thonë? Se besojnë në punën e SPAK-ut dhe që më në fund shohin rezultate reale të vijnë nga reforma në drejtësi. E dini pse e thonë këtë? Sepse ja faktet: çështjet kundër grupit të Emiljano Shullazit, kundër grupit Avdyli – ky është grupi i Shijakut, grupi i Petrit Sulejmanit, grupi i Esat Mehmetit, grupi i Admir Hoxhës, dhe grupi Ndoka u dënuan me vendime të formës së prerë. Grupe të tjera kriminale të rrezikshme janë nën hetim dhe gjykim. Grupi i Durrësit, grupi famëkeq i Durrësit është në gjykatë. Kur thoni se shkojnë pas të vegjëlve, ju vë në dukje këtë: ish-Ministri i Brendshëm, ish-Prokurori i Përgjithshëm, dy ish-kryebashkiakë janë dënuar me vendim të formës së prerë. S’ka pikëpyetje, janë dënuar. Një ish-Ministër i Mjedisit, një deputet në detyrë, dhe shumë zyrtarë të tjerë, në ministri të ndryshme janë nën hetim për çështjen e inceneratorëve,”-tha ambasadorja Kim.
Më të lexuarat


Veliaj i bën thirrje Opozitës: Sillni propozimin tuaj për Presidentin e ri, nëse jo, PS ka gati listën me...

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Bujar Nishani, Delegacioni i BE mesazh ngushëllimi: Ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Balla: U prehsh në paqe President

Shuhet Bujar Nishani/ Alibeaj shpreh ngushëllimet: Lajm i trishtë, Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Gjiknuri: Ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore

Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, mesazhi i Kryeministrit Rama: U prehtë në paqe!

Ndarja nga jeta e ish- Presidentit Bujar Nishani/ Kryetarja e Kuvendit mesazh ngushëllimi: I shërbeu vendit me përkushtim
