Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Institucioni i Komisionerëve Publikë shpall 6 vende vakante pune, ja kriteret që duhet të plotësohen dhe afatet e aplikimit

Postuar: 15/11/2017 - 08:08

Institucioni i Komisionerëve Publikë ka shpallur gjashtë vende vakante në organikën e tij. Thuajse një muaj pas njoftimit të mëparshëm për vende të lira pune, kësaj here ky institucion kërkon specialist të financës/buxhetit, specialist të burimeve njerëzore, specialist IT, specialist të protokollit/arkivës si edhe dy sekretare pranë Komisionerëve Publikë. Më konkretisht, për specialist financë/buxhet kriteret e kërkuara janë: të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor” në Ekonomi, dega Financë; të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion; të ketë njohuri në programet financiare. Ndërkohë për vendin e specialistit të Burimeve Njerëzore kriteret që kërkohen janë si më poshtë: të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor”; të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; të ketë të paktën 4 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore. Nga ana tjetër, për vendin vakant të specialistit të IT, të interesuarit duhet të plotësojnë këto kritere: të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor” në Inxhinieri informatike, Informatikë, Teknologji Informacioni, etj; të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në fushën e Teknologjisë së informacionit; të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve, si: Active Directory, Outlook Mail Client; të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastrukturën e rrjetit; të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (WordPress, Drupal, Joomla etj); të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Po ashtu për specialistët Protokoll/Arkivë duhet: të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor”; të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion. Në fund, pretendentet për sekretare pranë Komisionerëve Publikë duhet të plotësojnë kriteret si vijojnë më poshtë: të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor”; të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; të ketë njohuri shumë të mira të programe Microsoft Office; eksperienca në punë përbën avantazh. Nga data 20 deri në 24 nëntor, të interesuarit mund të dorëzojnë aplikimet e tyre Datat se kur të interesuarit mund të dorëzojnë aplikimet e tyre me shkrim është periudha midis datave 20 deri në 24 nëntor, ndërsa për aplikimet me postë ka kohë deri në 27 nëntor.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/12/2018 - 22:32

Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës së Fierit, Vasil Ndreko ishte një ndër emrat kandidat për Këshillin Kombëtar të PD, por pa dëshirën dhe dijeninë e tij. 

Postuar: 15/12/2018 - 21:51

Pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj reagoi nga Londra për protestën e studentëve, ka

Postuar: 15/12/2018 - 21:42

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka dhënë sot një mesazh të koduar.

Postuar: 15/12/2018 - 21:15

Ish-deputeti dhe ish-ministri i PD, Arben Imami ka folur në lidhje me situatën politike në Shqipë

Postuar: 15/12/2018 - 20:13

Sot në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike ka patur reagime të shumta, pro dhe kundër.

Postuar: 15/12/2018 - 20:02

Valbona Mezini ka komentuar dorëheqjen e saj nga Këshilli Kombëtar i PD-së

Postuar: 15/12/2018 - 19:53

Ndër anëtarët e propozuar për Këshillin Kombëtar të PD-së që dha dorëheqjen ishte dhe Valbona Mez