BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Politike

Integrimi dhe menaxhimi i pandemisë, Meta kritika qeverisë: Sundimi i ligjit mbetet prioritet për BE, vdekjet nga Covid-19 në Shqipëri alarmante

Integrimi dhe menaxhimi i pandemisë, Meta kritika qeverisë: Sundimi i

Presidenti Ilir Meta priti dje në një takim ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, i cili i dorëzoi Raportin vjetor të Përparimit të Shqipërisë drejt BE, ndërsa shpërtheu në kritika ndaj qeverisë sa i takon përmbushjes së kushteve të vendosura nga Brukseli për integrimin europian të vendit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, presidenti Meta theksoi se funksionimi i institucioneve demokratike, respektimi i të drejtave e sundimi i ligjit, sipas tij, duhet të mbeten prioritet i mazhorancës për BE. “Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Sh.T.Z. Luigi Soreca më dorëzoi sot Raportin vjetor të Përparimit të Shqipërisë drejt BE. Funksionimi i institucioneve demokratike, respektimi i të drejtave themelore dhe sundimi i ligjit mbeten prioritete parësore për Shqipërinë dhe procesin e saj të anëtarësimit në BE. Duhen përpjekje të shumëfishuara, që ky proces të ecë më shpejt dhe pa kompromentuar vlerat europiane. Ruajtja e perspektivës europiane për Ballkanin Perëndimor është kyç për paqen, stabilitetin dhe mbizotërimin e sistemit demokratik, si alternativa më e mirë e qeverisjes”, shkruan ai. Ndërkohë përmes një statusi të dytë në rrjetet sociale, presidenti Meta shprehet i shqetësuar për renditjen e Shqipërisë si vendi i parë në Europë për vdekshmërinë më të lartë nga Covid-19. “Renditja e Shqipërisë si vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19 sipas FMN, është një fakt alarmant, që duhet të merret shumë seriozisht, për më tepër që vendi ynë është ende me moshë mesatare më të re të popullatës krahasuar me vendet e tjera të BE. I bëj thirrje, Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe autoriteteve të analizojnë me përgjegjësi këto të dhëna, si dhe të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët”, nënvizoi presidenti Ilir Meta.