BREAKING NEWS

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat në administratë, ja kush përfiton! Zbulohen dhe sa do të jenë pagesat e kompensimit për efektivët e policisë që shërbejnë larg vendbanimit

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë
x
BREAKING NEWS

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta...”, Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës për padinë ndaj Blinken-it

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me selinë e PD-së nëse gjykata i jep vulën Alibeajt

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me përgjigjen

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me
x
BREAKING NEWS

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në protestë!”, Arian Çani bën reagimin epik ndaj deklaratës së Luçiano Boçit: Uaaaa, o Ylli e di ç’do të thotë...

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në
x
BREAKING NEWS

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar
x
BREAKING NEWS

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani paralajmëron surprizën e Ilir Metës më 25 korrik: Edhe ata që janë me pushime do të hapin ekranin

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani
x

Politike

Integrimi në BE, Tabaku: Shqipëria një vend i rrezikshëm ku pastrohen paratë, ja kush janë sfidat për drejtësinë

Integrimi në BE, Tabaku: Shqipëria një vend i rrezikshëm ku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e saj social ‘Facebook’ në lidhje me takimin e mbajtur ditën e sotme, ku në këshill ishin të ftuar ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Prokurori Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i SPAK Arben Kraja.

Tabaku evidenton disa nga ato që ajo i cilëson si problemet akute e të cilat përballet sistemi i drejtësisë.

Tabaku thekson se nuk ka asnjë informacion në lidhje me 12 çështje e krimeve zgjedhore të cilat janë referuar nga Prokuroritë tek SPAK.

Si dhe shton se pastrimi i parave dhe korrupsioni janë disa nga problematikat kyç në vend dhe sfida për drejtësinë.

Postimi i plotë:

Të ftuar sot në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian ishin ministri Manja, Prokurori Përgjithshëm Çela dhe kreu SPAK Kraja.

Lufta kundër korrupsionit është një nga kushtet e rëndësishme të vendosura nga Bashkimi Europian dhe që në të vërtetë i shërbejnë dhe Shqipërisë dhe shoqërisë.

Me gjithë problemet akute që ka vendi ynë sërishmi krimi zgjedhor dhe personat e përfshirë në të në nivele të larta mbeten të padënuar.

12 çështje zgjedhore janë referuar nga Prokuroritë tek SPAK në lidhje me krimet zgjedhore dhe ne duhet të kemi informacion në lidhje me to.

Shqipëria vazhdon të jetë në listën gri të MoneyVal dhe është një vend i rrezikshëm ku pastrohen paratë.

Korrupsioni është kthyer në sistem dhe ka krimbur institucionet shtetërore aq sa tani jemi vendi më i korruptuar në Europë.

18% e pastrimit të parave ndodh nga paratë e korrupsionit në vendin tonë.

16% e pastrimit të parave ndodh nga paratë e drogës dhe që më tej kalojnë në ndërtime e jo vetëm.

Strategjia e qeverisë shqiptare me planin e integritetit nuk funksionin, pasi faktet flasin se korrupsioni bëhet me ligj, me kostum dhe z. Manja ka një konflikt interesi.

7 nga 9 ligjet me porosi të votuara në kuvendin e Shqipërisë janë shkruar dhe votuar nga mazhoranca socialiste në pushtet.

Shqipëria sot rrezikohet nga humbja e luftës kundër korrupsionit, nga shkatërrimi i vlerave morale që mbajnë një demokraci dhe një shtet ligjor. Duhet të kërkojmë llogari përpara institucioneve përkatëse.