Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Interpelanca me minatorët, Gjiknuri: Duhet gjetur një e mesme e artë

Postuar: 16/04/2018 - 12:04

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një interpelancë me minatorët. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe  minitrat e kabinetit qeveritar, Ministri i Energjisë dhe Intraftukturës, Damian Gjiknuri dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj të cilët premtuan më shumë lehtësime  për minatorët. “Kemi realizuar uljen e moshës së pensionit, ishte me kosto, por ishte një veprim shumë i mirë.  Ne kemi pritur që të vij drafti i dakordsuar, unë do të inicioj shumë shpejt që grupi i punës të takohet me sindikatat. Paga minimale mund të realizohet, shumë kompani po paguhen me mirë. Duhet vendosur dhe një kufi ligjor për të pasur shteti më shumë mundësi kontrolli.  Duhet që propozuesit të sjellin një draft të fundit, pasit duhet gjetur një e mesme e artë që mos të ketë shumë ngarkesë në buxhetin e shtetit”, deklaroi Gjiknuri.

Ndërsa me tej ka folur dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.

“Në vitin 2015 u realizua ulja e moshës së pensionit. Edhe përshkallëzimi që iu referua Fiqiriu është i mundur. Disa nga propozimet janë të mundshme që të reflektohen. Në çdo rast do duhet të theksoj që paketa sociale e Qeverisë ndër vite ka qenë shumë solidare brenda mundësive të buxhetit të shtetit. Vetëm rimbursimi i medikamenteve është rritur me 30%. Që këtë javë do të ritakohemi dhe të vazhdojmë këtë diskutim që sapo filluam së bashku”, tha Ahmetaj.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/03/2019 - 23:54

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj njoftoi nisjen e një reforme për të larguar, sikur tha ai, nga ky shërbim të gjithë ata që janë nuk e meritojnë, pasi janë emëruar në mënyrë klienteliste dhe nepotike, por nuk p

Postuar: 26/03/2019 - 23:35

Analisti Lorenc Vangjeli është përplasur ashpër me ish-depuetin Ervin Salianji.

Postuar: 26/03/2019 - 23:21

Ish deputeti socialist Alfred Peza tha se  oferta e kryeministrit Rama është gati që prej

Postuar: 26/03/2019 - 22:40

Ish-deputeti Ervin Salianji tregoi detaje mbi përgjimet që ai disponon dhe që thotë se janë të

Postuar: 26/03/2019 - 22:35

Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj është shprehur se Presidenti Ilir Meta nuk po i shiko

Postuar: 26/03/2019 - 22:20

Demokrati, Gazmend Oketa është shprehur se propozimi i kryeministrit Edi Rama për të shkuar në