
Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të reformës në drejtësi, Meta-Berisha dyshja më e shqetësuar

Investoi që nga viti ’91 në një fond pensioni/ BIRN zbulon rritjen e pasurisë së ish-ministres së njohur të kabinetit të Ramës!

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Janar 2021
Mirela Kumbaro u zgjodh ministre e Kulturës në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e ushtroi detyrën deri në ndryshimet qeveritare të dhjetorit 2018, kur u zëvendësua nga Elva Margariti.
Mirela Kumbaro u përfshi në politikë pas një karriere të gjatë akademike si përkthyese, publiciste dhe eksperte ndërkombëtare për projektet ndërkulturore dhe programet kërkimore universitare.
Kumbaro është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në fushën e letrave frënge, në vitin 1988. Ajo mban titullin “Profesore e Asociuar”, e fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësisë. Në vitin 2009, ka mbrojtur titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e Studimeve Përkthimore pranë Universitetit të Tiranës. Gjithashtu ka mbrojtur Diplomën për Master në Përkthim dhe Komunikim Ndërkulturor në vitin 1994, në E.S.I.T – Paris III, Universiteti i Sorbonne – Nouvelle, në Paris, Francë.
Znj. Kumbaro është deputete e Kuvendit të Shqipërisë që prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministres Mirela Kumbaro nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.
Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018.


Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2013, Mirela Kumbaro zotëronte pasuri familjare me vlerë 61.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 72.7 milionë lekëve.
Pasuria familjare e Znj. Kumbaro përbëhet nga likujditete bankare prej 43.9 milionë lekësh, pasuri e paluajtshme prej 23. 6 milionë lekësh dhe asete të tjera në vlerën e 5 milionë lekëve.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 38.1 milionë lekë, ku gati 57% burojnë nga paga dhe honoraret e bashkëshortit, ndërsa 22% kanë si burim pagën e Znj. Kumbaro. Rreth 10% e të ardhurave totale kanë si burim qiratë nga apartamentet dhe 10% të tjera kanë burime të ndryshme.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar se Znj. Kumbaro ka investuar prej vitit 1991 në një fond pensioni, i cili kap vlerën e rreth 36 mijë eurove në fund të vitit 2018.
Deklarata Para Fillimit të Detyrës
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Më të lexuarat


Spartak Ngjela: Vlerësimi për Dvoranin sinjal se Ilir Meta do të goditet i pari nga SPAK, presidenti nuk i shpëton revanshit amerikan

Pezullimi i vetingut në polici pas raportit të GRECO, KiE kundër verifikimit të policëve, ja detajet

Alaudin Malaj në hall të madh, bashkëshortja i merr pasurinë, ish-gjyqtari nis paditë ndaj kolegëve që e elanë në baltë

Bujar Leskaj: PD do të ketë vëmendje të shtuar ndaj rinisë, do ndalim emigrimin dhe do ti angazhojmë në vendimmarrje

PD prezanton programin për energjinë, Basha: Do të zgjidhen problemet e përmbytjeve dhe riparimit të dëmeve nga tërmeti

Presidenti bllokon koncesionin e Rinasit, sulmon bizneset shqiptare dhe rreshtohet krah kinezëve, ja si ju dha aeroportin në 2016

A u bashkua me ta edhe Bamir Topi?/ Del ‘tymi i bardhë, Partia Demokratike regjistron koalicionin për zgjedhjet e 25 prillit, Basha jep mesazhin e rëndësishëm (Lista e plotë)

PD hyn si koalicion në zgjedhje, Basha merr pas vetes 13 parti, ja marrëveshja me Topin, Mediun, ballistët dhe legalistët

Bardhi dhe Paloka: Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, kjo gjendje do të marrë me patjetër fund në 25 Prill, PD do sjellë ndryshimin

Vuloset ndarja mes PD dhe LSI, ja si Basha nxori jashtë loje Kryemadhin dhe acaroi presidentin, palët të ndara në zgjedhje
