Politike

Ish-anëtari i PD-së ‘këshillon’ publikisht Lulzim Bashën: I kanë mbetur vetëm dy rrugë

Ish-anëtari i PD-së ‘këshillon’ publikisht Lulzim

Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Edvin Kullur shprehet se heqja e koalicioneve duhet të shikohet nga Partia Demokratike si një rrugë ku mund të ndjekë dy mënyra, njëra prej të cilave është futja e aleatëve në lista dhe nga ana tjetër, krijimi njëkohësisht i një grupi tjetër alternativ që futen në garë dhe përfaqësues të saj të jenë të pakënaqurit e Bashës por që pas zgjedhjeve krijojnë një koalicion të madh.

“PD dhe e djathta kanë fituar në 2005 me sistemin mazhoritar miks sikurse ka humbur me të njëjtin sistem në 2001. Një gjë është e vërtetë, elektorati i djathtë është më i fragmnentarizuar se ai i majtë, ne nga e majta kemi sot gjithë partitë e majta të integruara në PS ndërsa nga e djathta jo. Ka dy opsione e djathta nëse shkohet tek heqja e koalicioneve. Njëra rrugë është futja e aleatëve në lista, ç’ka nuk e bëri në 2017 duke bërë një gabim. Tjetra është një tjetër koalicion ku përfshihen aleatët dhe kritikët e PD-së që nuk janë të pakët. Në parlament të bashkohen votat e dy palëve për të formuar një mazhorancë, që të kemi një koalicion të djathtë të PD dhe një koalicion tjetër të djathtë rezervë”, tha Kulluri për Fax News.

Më të lexuarat