Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Ish deputetët demokrat nuk heqin dorë nga dhuna!”, përplasen me zv. drejtorin e Policisë së Shtetit (Debati)

Postuar: 16/06/2019 - 19:25

Debate të ashpra janë zhvilluar midis ish-deputetit Salianji dhe oficerëve të policisë ditën e sotme gjatë pritjes së eskortës së kryeministrit Rama në aksin nacional Korçë-Pogradec, në fshatin Grabovicë, ku protagonist i tyre ka qenë .edhe zëvendës drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Gjovalin Loka.

Kujtojmë se, prej dy ditësh kryeministri ndodhet në juglindje të vendit për takimet elektorale, ndërsa është pritur me protesta nga qytetarë dhe mbështetës të opozitës.

Bashkë me ta kanë qenë edhe ish-deputetët Klevis Balliu, Ervin Salianji, ndërsa mësohet se të shumta kanë qenë forcat e policisë  monitoruan protestën. Kujtojmë se eskorta e kryeministrit Edi Rama kaloj në me shpejtësi në këtë aks rreth orës 17:34, ndërkohë protestuesit e përcollën me thirrjet “Rama ik”. Gjatë protestës nuk u shënuan incidente, por vetëm një çadër u hodh në rrugë.

Debate mes ish-deputetëve dhe numrit dy të policisë së shtetit

Nuk munguan edhe debatet mes oficerëve të policisë dhe ish-deputetëve. Protagonist u bë edhe zv. drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Gjovalin Loka.

Balliu: Po mbroni një bandit. Ti do të marrësh urdhrin për të arrestuar këtë (Ramën) nuk do ta marr unë.

Polici: Po të jetë vendim gjykate.

Balliu: Me vendim gjykate do të ikë ky.

Polici: Çfarë të ketë ligji do ta zbatoj.

Balliu: Po ligji e ka more zotëri se është kap. Turp i madh. Ça i keni këto (flet për praninë e lartë të policisë)? Kush janë këtu Habilajt, Bajrat, Avdylajt?

Qytetari: Ata janë kolegët e Kryeministrit.

Balliu: Domatet nuk prishin asnjë punë. Çfarë ndodh pas këtij provokimi nuk të mbaj dot përgjegjësi.Unë kam ardhur këtu vetëm me i rujt këta dhe ju. Të kam garantuar 1 metër larg çdo oficeri të policisë.Asnjë polic këtu nuk do të derdhë një kokërr djersë për tu shty me asnjë person. Dakord?

Polici: Shumë në rregull.

Balliu: Këtë të garantova unë. Se çfarë bëjnë qytetarët pas provokimit që bëni ju ajo është përgjegjësia juaj. Çdo shoqërim do të quhet politik se kështu është.

Braimllari: Edi Rama ta menaxhojë vetë stresin.

Gjovalin Loka: Nuk ka shans njeri që qytetarit Gjovalin Lokaj t’ia heqë pantallonat nga koka.

Balliu: Çfarë pantallonash?

Gjovalin Lokaj: Ata që e kanë shkruajtur të mbajnë përgjegjësi.

Balliu: Kë kërcënon?

Gjovalin Loka: Atij që i ka thënë.

Braimllari: Ruajt qetësinë, mos merr ngarkesën e Ramës se është turp.

Marshimi i protestuesve në aksin nacional

Më pas ish-deputetët dhe mbështetësit e tyre vijuan marshimin në aksin nacional të shoqëruar nga forca të shumta policie.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 16:20

Në Shqipëri, Partia Demokratike publikoi sot një tjetër dokument që sipas saj provon se kryetari socialist i Bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani, është arrestuar në Itali edhe në vitin 1996.

Postuar: 18/09/2019 - 16:15

Gjykata e Krimeve të Rënda do të vendosë nesër nëse do të dënojë apo jo ish-ministrin e Brendshëm

Postuar: 18/09/2019 - 16:06

Në lidhje me incidentin e ndodhur në Gjirokastër gjatë ceremonisë së 75-vjetorit të çlirimit të G

Postuar: 18/09/2019 - 16:06

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, mendon se zgjidhje për krizën politike që po kalon ven

Postuar: 18/09/2019 - 15:55

Publikohen për herë të parë 9 kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë për të marrë 'OK&

Postuar: 18/09/2019 - 15:45

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i përgjigjur me kushte ftesës së kryeministrit Edi Ra

Postuar: 18/09/2019 - 15:31

“Informacioni bënte të qartë se persona të caktuar do të përpiqeshin që të shfrytëzonin m