BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Politike

Ish-deputeti demokrat bën deklaratën e papritur për ndërkombëtarët: Donin ta shikonin pa syze...

Ish-deputeti demokrat bën deklaratën e papritur për

Ish deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisioni 'Pa Protokoll', tha se pavarësisht aktit ekstrem që mori opozita, u arrit që më në fund ndërkombëtarët t'i kthenin sytë nga realiteti politik dhe i shtetit ligjor katastrofik që mbizotëron në vend dhe 30 qershori bëri këtë kthesë.

'Ky aksion vijon në kohën kur PD ishte ende në parlament dhe ndërkombëtarët donin ta shikoni pa syze realistet dhe gjendjen katastrofike të demokracisë në vend, që na shtynë të merrnim aktet sublime të djegies së mandateve. Unë nuk jam penduar aspak. Pas 30 qershorit, ndërkombëtarët i kthyen realisht sytë dhe e panë të vërtetën ashtu siç është. Pranohet se ka një krizë politike dhe mungon shteti i së drejtës. Propozimet e opozitës së bashkuar për zgjedhoren janë vazhdim i aksionit tonë politik për zgjedhje të lira e të ndershme, e bërë përmes palëve politike sot, ku disa nga shqetësimet e opozitës janë reflektuar', u shpreh Alibeaj.