Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ish deputeti i LSI e thotë troç: Kjo është arsyeja pse nuk shkarkohet dot Meta!

Postuar: 12/07/2019 - 20:59

Ish-kreu i grupit parlamentar në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar një pjesë të deklaratës së tij teksa ishte i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në Neës 24.

Duke folur për zgjedhjet lokale dhe vendimin e Presidentit të vendit për zhdekretimin e 30 qershorit, Vasili thotë se edhe pse maxhoranca ka ngritur një Komision Hetimor nuk ka për ta shkarkuar dot kreun e shtetit, pasi nuk ka asnjë materie juridike.

“Të konsumojnë deri në fund, që edhe shqiptari më  i fundit të bindet se këto janë idiotë. Të mos këtë ndonjë dyshim ndonjëri. Dhe ju thashë: Çdo shkarkojnë? Çdo marrin në shqyrtim? Shtyrjen e zgjedhjeve të Ilir Metës. Çfarë ka bërë Ilir Meta? Asnjë gjë. Ka përdorur në funksion të situatës precedentin e përdorur që nga viti 1991. Thotë Ismail Kadare: Do ringrenë nga balta dhe do rivrasin të rënët. Nuk ka materie juridike, nuk ekziston. Kanë lindur nga zgjedhje të shtyra dhe do marrin në shqyrtim zgjedhje të shtyra.

Kur zgjedhjet shtyhen, sepse i interesojnë Edi Ramës janë kushtetuese,  në rast se zgjedhjet kur shtyhen dhe nuk i intereson Edi Ramës nuk janë kushtetuese. Ata nuk kanë çfarë hetojnë, s’kanë çfarë shkarkojnë, por do të turpërojnë veten e tyre nga fillim deri në fund”-tha mes tjerash Vasili.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 12:45

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim në Himarë me strukturat drejtuesi të këtij qyteti, ku të pranishëm kanë qenë Prefekti i Qarkut Vlorë, Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, drejtues të Polici

Postuar: 19/07/2019 - 12:36

Task Forca e Turizmit dhe strukturat përgjegjëse për menaxhimin e sezonit turistik 2019 vijojnë p

Postuar: 19/07/2019 - 12:11

Kryetari i PD Lulzim Basha në fjalën e tij nga selia blu deklaroi ndër të tjera se Partia Demokra

Postuar: 19/07/2019 - 11:35

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi koncesionet e miratuara një ditë

Postuar: 19/07/2019 - 11:27

Në Shqipëri parlamenti miratoi të enjten në mbrëmje, me votat vetëm të shumicës, në seancën e fun

Postuar: 19/07/2019 - 10:41

Kryetarja e bashkisë së Përrenjasit ende në detyrë, Miranda Rira ka kërkuar të jetë e pranishme n