BREAKING NEWS

Rama spastrime në PS, përzë rreth 25 deputetë, nga Bushati e Angjeli, te Ulqini, Velaj e Shameti, Majko, Xhafaj e Kodheli jashtë zonës së sigurt, ja kush ikën e kush vjen

Rama spastrime në PS, përzë rreth 25 deputetë, nga Bushati e
x

Politike

Ish-deputeti i partisë së Kryemadhit komenton largimet e bujshme nga LSI-ja dhe e pranon hapur: Ndikojnë në zonat ku kanë influencë, ja çfarë është më e rëndësishme

Ish-deputeti i partisë së Kryemadhit komenton largimet e bujshme nga

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto deklaroi në Euroneës Albania se largimet e disa figurave nga partia ku ai aderon, kanë pasur ndikimin e tyre në elektorat.

Haxhinasto theksoi se partitë politike kanë një bazë të gjerë dhe është shumë e rëndësishme fryma e partisë.

“Nuk shoh asnjë lidhje si ndikon pandemia dhe largimin e ndonjë personaliteti, i cili ka të drejtën e tij për të zgjedhur dhe të angazhohet politikisht ku dëshiron. Unë mendoj që partitë politike kanë një bazë  të gjerë, një profil të gjerë, përbëhen nga personalitete politike. Nuk mund të thuash që nuk ndikojnë në ato zona ku kanë influencën e tyre, por besoj që partitë kanë në vetvete një dinamikë të gjallë. Partitë rriten zhvillohen, njerëz të rinj futen. Personat e caktuar ndikojnë, por ndikon edhe fryma”, u shpreh ai.

Ai nënvizoi më tej se partitë politike janë tashmë në një moment ku faktorët si fryma e përgjithshme, programi, oferta politike dhe kredibiliteti do të jenë të rëndësishme për një rezultat zgjedhor pozitiv.

Më të lexuarat