Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ish deputeti i PD lëshon alarmin për vizat me Hollandën: Si rrufe në një depo karburanti

Postuar: 20/04/2019 - 15:55

“Vendimi i Parlamentit Holandez për vendosjen e vizave për qytetarët shqiptarë është një rrufe në një depo karburanti ku kriminaliteti është i koncentruar”.

Kështu shprehet ish-deputeti i PD Tritan Shehu i cili thekson se largimi i qeverisë Rama është zgjidhje për situatën e krijuar. Sipas tij qeveria holandeze ndodhet në pozitë të vështirë pasi Parlamenti i saj ka folur me 2/3 e votave dhe se kjo shumicë e cilësuar e bën të vështirë frenimin e procesit që ka filluar.

Përkundrejt zërave që anatemojnë PD se synon pengimin e hapjes së negociatave Shehu shprehet se ky hap do ta bënte monitorimin e Shqipërisë nga BE më të fortë.

Shehu e konsideron fantashkencë kërkimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE ndërkohë që flitet për rivendosje vizash për qytetarët shqiptarë. Komentet Shehu i bëri nga studio e emisionit “Politika Online”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 10:46

Kujtim Gjuzi, deputet i opozitës së re ka reaguar ndaj protestës së djeshme. Ai shkruan se dje i ka dhënë mesazhe të qarta Sandër Lleshajt që të heqë gardhet dhe të mos përdorë gaz ndaj protestuesve.

Postuar: 26/05/2019 - 10:30

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë nje mesazh kryeministrit Rama që ai të largohet.

Postuar: 26/05/2019 - 10:18

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka komentuar pjesmarrjen e djeshme të qytetarëve në protestën

Postuar: 26/05/2019 - 09:48

Kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI -së Monika Kryemadhi protestën e djeshme e komentuan s

Postuar: 26/05/2019 - 09:20

Në Shqipëri protesta e thirrur të shtunën në mbrëmje nga opozita u zhvillua paqësisht, me përja

Postuar: 26/05/2019 - 09:20

Letrat e dërguara nga kryeministri Edi Rama në drejtim të liderit demokrat, Lulzim Basha kanë ter

Postuar: 26/05/2019 - 09:18

Tentativat e Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit për të destabilizuar vendin kanë dështuar.