BREAKING NEWS

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në
x

Politike

Ish-deputeti i PD nxjerr prapaskenat e forta dhe del kundër vendimit për të çuar ‘Detin’ në Hagë

Ish-deputeti i PD nxjerr prapaskenat e forta dhe del kundër vendimit

Ish deputeti i PD, Aleksandër Biberaj nuk është aspak dakord që çështja të shkojë në Gjykatën e Hagës pas sipas tij mund të merren vendime të njëanshme në favor të Greqisë.

“Nuk jam as për Gjykatën Ndërkombëtare se mund të kenë vendime të njëanshme. Do të isha për një trajtim nga ana jonë dhe do të mbrojmë interesin tonë. Mos të harrojmë që kemi dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese ndaj marrëveshjes së vjetër por për çdo lloj rasti, grekët të marrin atë që u takon, asnjë cm më shumë.

Bëhet fjalë për burime nënujore energjie, për miliarda euro pasuri, e cila i përket Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe nuk ma do mendja se do të ketë qeveri shqiptare pavarësisht tradhtive, pazareve, politikave të ndryshme që ta tjetërsojnë dhe ta kalojnë nga shqiptarët tek grekët. Mjafton të kujtojmë copëtimin e Shqipërisë ku na është marrë padrejtësisht Çamëria, një pjesë e mrekullueshme e territorit shqiptar, në një farë mënyre grekët u sollën si uzurpator, kanë marrë pronat, kanë bërë masakra prandaj mendoj se historia e copëtimit të Shqipërisë duhet të përfundojë një herë e mirë”, tha Biberaj për Fax News.