Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Politike

Ish-deputeti i PD-së thirrje urgjente Policisë së Shtetit: Të arrestohen autorët

Ish-deputeti i PD-së thirrje urgjente Policisë së Shtetit:

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar për të shtënat me armë gjatë mbrëmjes së kaluar duke mos kursyer kritikat për kryeministrin Edi Rama.

Balliu i tha se po e kthen Pogradecin nga qyteti i Lasgushit në atë të kaçorrave ndërsa po cenon edhe turizmin.

“Biznesi është i terrorizuar. Veprimtaria e bandave me ndihmë e Edi Ramës po terrorizon biznesin dhe pushuesit. Edi Rama po e kthen Pogradecin nga qyteti i Lasgushit në qytetin e kamorrave.

Ngjarje të tilla e bëjnë  edhe me të egër edhe më të rëndë situatën ekonomike e cila është rënduar nga pandemia. Nuk është kërcënuar vetëm biznesmeni por i gjithë turizmi. Sot ne nuk kemi siguri as në Pogradec e as kudo në Shqipëri. Iu bëj thirrje gjithë Shqiptarëve dhe pogradecarëve që ta lexojnë mirë këtë situatë, se çfarë po bën Edi Rama dhe si po kërcënohet jeta e tyre.

I bëj thirrje policisë së shtetit të marrë masat dhe të arrestojë autorët e krimit barbar, të mos rrijë në studiot e gazetarëve por të kapë kriminelët. Ndaj në këtë situatë qytetarët duhet që tashmë të mbështesin jo vetëm aksionet e opozitës por ti mbështesin edhe me votë”, tha Balliu.

Më të lexuarat