BREAKING NEWS

Publikoi videon e Lefter Allës duke thithur kokainë, Artan Hoxhën e thërrasin në Polici, vjen reagimi që nuk pritej i Blendi Fevziut

x

Politike

Ish deputeti lëshon deklaratën e fortë: Në bug duhet të ishin këto emra të njohur politik, jo banorët e Unazës së Re

Ish-deputeti Endrit Braimllari, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar policinë për të ushtruar terror mbi banorët e Unazës se Re.

“Edi Rama ta harrojë që nëpërmjet dhunës shtetërore e terrorit te policisë do të arrijë të shtypë protestën e banorëve të Unazës së Re.

Edi Rama përdor dhunën dhe terrorin shtetëror sepse kërkon të çojë përpara projektin e tij korruptiv dhe kriminal në kurriz të 1300 familjeve që me djersë e mund kanë ndërtuar shtëpitë e tyre.Sot në burg duhet të ishte Edi Rama, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, Afrim Qendro dhe jo banorët e Unazës së Re të cilët po mbrojnë pronat e tyre nga hajdutëria e Edi Ramës dhe bandës së tij.

Asnjë hap pas, të bëhemi të gjithë bashkë ne mbeshtetje te banoreve te Unazes së Re”, shkruan Braimllari.