Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ish-drejtori i policisë bën deklaratën shokuese: Deputetët kanë sjellë para të kriminelëve!

Postuar: 18/04/2019 - 23:17

Të ndodhur para vendimit të parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët, si maxhoranca dhe opozita japin komente të ndryshme. E ftuar në “Opinion”, zv/ministrja e brendshme Rovena Voda është shprehur se, zyrtarisht autoritetet holandeze nuk kanë sjellë asnjë shqetësim për krimin shqiptar.

Por sipas gazetares Klodiana Lala, një pjesë e zyrtarëve të policisë paguhen nga krimi i organizuar. Ndërsa ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi bëri deklaratën e fortë se deputetët kanë sjellë para të kriminelëve.

“Në Policinë e Shtetit ka persona që listat që vijnë nga Holanda dhe vende të tjera, nuk i përcjellin. Para një viti ish-ministri i Brendshëm tha se do goditen 40 grupe kriminale, këtu përfshiheshin edhe bandat ndërkombëtare. Janë listat aty me emra konkret, dhe me GPS të makinave ku kanë parkuar. Thuhet shprehimisht që kriminelët që kanë shëtitur lirshëm dhe kanë bërë para dhe kanë drejtuar grupe kriminale, i keni në parlament, keni krijuar konsorcium me deputetë kriminelë, me biznesmenë kriminelë. Ka pas dhe emra deputetësh që kanë sjellë para këtej”, tha Shemsi Prençi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 11:32

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë së Matit, Agron Malaj, ka sulmuar Bashën pas deklaratave të bëra kundrejt Malajt.

Postuar: 26/05/2019 - 11:08

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së, ndërsa komenton protestën e djeshme të opozitës, thekson se k

Postuar: 26/05/2019 - 10:55

Këtë mëngjes, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka shkuar në shtë

Postuar: 26/05/2019 - 10:46

Kujtim Gjuzi, deputet i opozitës së re ka reaguar ndaj protestës së djeshme.

Postuar: 26/05/2019 - 10:30

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë nje mesazh kryeministrit Rama që ai të largohet.

Postuar: 26/05/2019 - 10:18

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka komentuar pjesmarrjen e djeshme të qytetarëve në protestën