BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit në Kukës, Vlorë dhe Tiranë gjatë viteve 1989-1992, Bujar Hoxha ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën “Sot” për  ato vite dhe për shumë të panjohura të asaj periudhe pas hapjes së debatit për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta si spiun i shtetit. Ai ka zbuluar se në vitin 1983,  nga institucioni i lartë i Sigurimit të Shtetit doli një qarkore udhëzuese për rritjen e potencialit perspektiv të rrjetit sekret që do shërbente si bazament i rëndësishëm për kualitet informative. Hoxha tregon se porosia ishte që të bëhej kujdes ndaj moshës së adoleshente në shkollat e mesme. Sipas tij, në këtë kuadër porositë ishin të qarta: të rekrutoheshin nga radhët e tyre, kryesisht në vitet e treta dhe të katërta, kandidatura ekselentë që do të bëheshin e ardhmja e vendit. Synoheshin të rekrutoheshin kryesisht në shkencat ekzakte, apo në fusha të tjera të njohura. Qëllimi ishte të përgatiteshin gradualisht dhe të mbeteshin si pika të avancuara për në universitet. Për rastin e Ilir Metës, Hoxha shkruan se në dijeninë e tij I.M ka dalë dëshmitar në atë proces. Ai sqaron se bashkëpunëtorët e SSH nuk dilnin dëshmitarë, pasi sekreti ndaj tyre ishte prioritet. Sipas tij, kjo ndodhte nëpër raste tepër të veçanta, për çështje tepër të ndjeshme si spiunazh, terror, diversion, kabotazh, ku mund te aplikohej një gjë e tillë, por kategorikisht e domosdoshme pëlqimi i bashkëpunëtorit për të pranuar propozimin që i bëhej për të dalë dëshmitar. Hoxha sfidon dhe kryetaren e Autoritetit për Informimin e Dosjeve, që të  zbulojë detaje nga procesi “Bomba” , “Merimanga” dhe grupin e famshëm “Intelektuali” ku, sipas tij del në dritë veprimtaria agjenturore e zbulimit jugosllav dhe grek. Në këto dosje do gjejnë (nëse janë) edhe njerëz të tillë që iu bashkëngjiten politikës shqiptare të orientuar nga këto dy shërbime ish-Sigurimit të Shtetit.

-Zoti Hoxha, ndonëse kanë kaluar 32 vjet nga vendosja e pluralizmit, ish-Sigurimi i Shtetit vijon të ketë gjurmë të forta këmbë në shtetin shqiptar. Deklarata e kryetares së Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, se ish-presidenti Ilir Meta dyshohet se ka qenë spiun i ish-Sigurimit ka trazuar politikën shqiptare. Ju jeni ndër të vetmit që keni bërë libra dhe keni trajtuar me detaje këtë çështje. Si ju duket kjo deklaratë dhe sa qëndrojnë këto pretendime?

Për të qenë i sinqertë me veten dhe me ju, kjo deklaratë e vonuar por dhe e çuditshme, më krijoi një ndjesi negative, që do të thotë se shoqëria jonë vazhdon të përjetojë një situatë sa alarmante, aq dhe qesharake. Shoqëria shqiptare, për gati 32 vjetësh, është e ngarkuar me këto opinione të shtrembëruara nga njerëz që në mënyrë të verbër bëhen vegël e politikës mediokre dhe bajate të politikanëve shqiptarë që për interesa personale nuk shqetësohen edhe kur cenohet siguria kombëtare. Për zonjën në fjalë, nuk mendoj se ka ndonjëçudi, pasi dhe herë të tjera ka lëshuar “ bomba tymuese” për çështje të kësaj natyre. Do të kujtoja debatin që përfshiu para do kohësh për një prokuror te nderuar që kaloi vetingun duke e akuzuar si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Në të vërtetë ai e kaloi “ Ferrin Sula” në mënyrë të ligjshme, nga ku rezultoi se nuk kishte qenë bashkëpunëtor i SSH por qe kishte mbaruar studimet e larta në profilin e sigurimit. Të mendosh që zonja me shumë vite në drejtimin e institucionit të këtij autoriteti nuk ka kuptuar ndryshimin midis bashkëpunëtorit dhe oficerit të SSH. Keqardhje e madhe!Nga mënyra si është lëshuar deklarata, kam dyshime për vërtetësinë e saj, për më tepër që kalvari politik i zotit Meta është pak i gjatë, që do të thotë se ka kaluar shume pengesa për figurën e tij dhe zonja Sula nuk e sqaron publikun për seriozitetin e dy komisioneve të mëparshme që kanë lëshuar certifikatën e pastërtisë për zotin Meta. Për një njeri të zakonshëm mund dhe të besohet, por edhe të vihet në dyshim duke kujtuar makinacionet ndër vite që janë bërë me dosjet e SSH. Ndoshta kjo mund te jete pjese e dezinformimit. Duke vazhduar me pyetjen tuaj, do sqaroja diçka që më ka tërhequr vëmendjen në deklaratat e zonjës Sula. Diku ka deklaruar se aktualisht në administratën publike vazhdojnë të punojnë rreth 600 persona që penalizohen me ligjin në fjalë. Gjykoj që është një prononcim tepër i pa sakte dhe kjo vetëm me një aritmetikë të thjeshtë: I gjithë rrjeti sekret i SSH deri ne vitin 1992, kohë në të cilën ai e përfundoi misionin e tij, kishte një mesatare rreth 35 vjeç. Ti shtosh vitet e mëpasshme, i bie që edhe ndonjë që ka kaluar pa u verifikuar të këtë mbaruar vitet e punës dhe të jetë pensionist. Ndoshta ka mosrakordim midis institucionit të zonjës në fjalë me zyrën e pensioneve. Lidhur me rastin e përfolur të zotit Ilir Meta, me lejoni të bëj një sqarim për publikun dhe për zonjën Sula. Në vitin 1983, nga institucioni i lartë i SSH doli një qarkore udhëzuese për rritjen e potencialit perspektiv të rrjetit sekret që do shërbente si bazament i rëndësishëm për kualitet informative. Porosia ishte që të bëhej kujdes ndaj moshës së adoleshente në shkollat e mesme, që për kohën kishin filluar tentativat për liberalizimin e jetës. Në këtë kuadër porositë ishin të qarta: tërekrutoheshin nga radhët e tyre, kryesisht në vitet e treta dhe të katërta, kandidatura ekselente që do të bëheshin e ardhmja e vendit. Synoheshin të rekrutoheshin kryesisht në shkencat ekzakte, apo në fusha të tjera të njohura. Qëllimi ishte të përgatiteshin gradualisht dhe të mbeteshin si pika të avancuara për në universitet. Kështu u veprua. Gati në çdo shkolle të mesme u përgatit një kandidat i tillë. Të gjithë këto kandidatura iu dërguan universiteteve, kryesisht Tiranës por dhe Shkodrës dhe Elbasanit. Rëndësi kishte Tirana. Këta djem të talentuar u morën në lidhje nga kundërzbuluesit përkatës dhe u përdorën sipas interesave. Një pjesë e vogël u morën në lidhje për të vazhduar punën, pjesa më e madhe u seleksionuan si pasiv me motivacionin për t’i përdorur sipas interesave që mund të lindnin. Për Tiranën, mund të them se kishte prej tyre që shkëlqenin në fushën fshehtësisë dhe u bënë pjesë e proceseve demokratike në Shqipëri. Lidhur me rastin Meta nuk mund të jep ndonjë prononcim të saktë. Vetëm dua të sqaroj një moment që flitet se I.M ka dalë dëshmitar në atë proces. Me lejoni të sqaroj se bashkëpunëtorët e SSH nuk dilnin dëshmitarë, sekreti ndaj tyre ishte prioritet. Në raste tepër të veçanta, për çështje tepër të ndjeshme si spiunazh, terror, diversion, sabotazh mund te aplikohej një gjë e tillë, por kategorikisht e domosdoshme pëlqimi i bashkëpunëtorit për të pranuar propozimin që i bëhej për të dalë dëshmitar. Mendoj se rasti ne fjale nuk futej në këtë kategori.

-Por kur mëson po nga Sula, se në letrën që Autoriteti i Dosjeve i ka dërguara Kuvendit janë 4 persona pjesë e institucioneve dhe politikës, kjo e bën situatën edhe më të rëndë. U desh të dilte mbi ujë rasti i Ilir Metës (pa debatuar nëse është apo jo i saktë) për të kuptuar se Sigurimi i Shtetit vazhdon t’i ketë të shtrira tentakulat edhe pse po bëhen 3 dekada nga mungesa e ekzistencës së tij. Ai vazhdon t’i bëjë hije shtetit shqiptar duke treguar se çfarë ka qenë në komunizëm dhe çfarë është në gjendje të bëjë edhe sot në demokraci arma me të cilën u mbajt diktatura. Mund të na jepni më shumë detaje se si operonte ish-Sigurimi?

Lidhur me pyetjen tuaj, me lejoni të abstragoj nga autoriteti i zonjës Sula për format e deklaratave tësaj në kohëtëndryshme, për shkak se lënë një shije të hidhur dhe me referenca paragjykuese. Po vazhdoj me tej. SSH operonte me ligjet e kohës që nuk toleronin asnjë devijim që mund të çonin në shkelje. Rrjeti sekret kishte procedura tepër strikte dhe korrekte. Mesatarja e një specialist të kundërzbulimit për rrjetin që ai mbulonte shkonte deri ne 15 lidhje ( agjente). Me sa kujtoj Dr.P.Brendshme Tiranë, për kohën që isha titullar i atij institucione shkonte diku tek 400 informatorë. Këtu futeshin informatorët, agjentët, rezidentët dhe strehuesit. Në atë kohë, Tirana kishte një specifike që nuk e kishin rrethet. Në strukturën e saj kishte një sektor të veçantë për verifikimin dhe kërkimin e personave të kriminalizuar që e frynin rrjetin e fshehtë. Këta ishin informatorë me baza patriotike, si ish oficere të MP Brendshme, të Mbrojtjes apo ish-kuadro të dalë në pension të parakohshëm dhe punonin në shërbime si hoteliere, në agjencitë e udhëtarëve, në hekurudha, taksiste etj dhe që kishin eksperience dhe njohje për problemet qëshqetësonin SSH. Të gjithë këta punonin vullnetarisht, me baza patriotike dhe pa asnjë lloj pagese. Do jap një shembull qëe kam shpjeguar edhe në librin tim “Pluralizmi Shqiptar dhe Sigurimi I Shtetit”. Në vitin 1991, tre persona nga një rreth erdhën nëTiranëpër të kryer akte terroriste. U strehuan në ish hotel Drinin për të kaluar natën. Recepsionist ishte një informator i SSH I cili arriti të zbulonte se këta persona kishin me vete 25 granata mësymëse dhe 30 kapsolla për t’i përdorur në rrugët e Tiranës. Informacioni çoi në arrestimin e tyre sapo dolën nga hoteli. Për të qenëi sinqerte do kërkoja nga zonja Sula të nxirrte një emër nga katër prej tyre që të kuptoj seriozitetin e saj. Me duket si alarm politik fals. Politikanet tanë, për fat të keq kanë marrë rolin e Jezusit, janë regjistruar si figura mitike, që rrezatojnë deficite nga pjekuria e shtetarëve, që për fat tëkeq Shqipërisëi kanë munguar historikisht. Ju me të drejtë pyesni a është prezent SSH sot në jetën shqiptare? Në rast se po, SSH nuk është me aty. Kanë kaluar 32 vjet; tashmë ky shërbim ështëshpërbërë. Si me magji SSH u zhduk, por kërkimet për të nuk kanë mbaruar. Në këtë epope tëgjatë nuk gjen dot as fitimtarë, as të humbur, gjen vetëm akuzatorë. Tre komisione të kryesuar nga pinjollë tëpolitikës, u morën me pasion tëparagjykuar vetëm për të demaskuar SSH. Po ku janëtregimet e tyre? Ata nxorën konkluzione, por jo fakte për veprimtarinë e këtij shërbimi ( përjashto pjesërisht komisionin Bezhani). Nëfakt, këto nuk patën peshë dhe nuk po ndihmojnëtë vërtetën, vetëm pak për të shuar frikën, sepse të besosh  “pinjollët “ do të thotë të besosh thashethemaxhinjtëe rrugës, të pabesueshmen. Dyshimet mbeten, asgjë nuk mund t’i largojë. Kjo errësirë dhe pasiguri, tëcilës duhet t’i nënshtrohesh është e vonuar dhe tepër zhgënjyese. Në rast se faktet apo rrethanat, edhe ato më të thella, nuk mund ta nxjerrin velin e misterit nëkëto lloje shërbimesh “fantazme”, ato të paktën, mund të qetësojnë shoqërinë për të vërtetat: “a ishte, realisht, SSH me e keqja e vendit?”, sepse teprimet e bujshme e kanë nxjerrë SSH në sheshin e hiperbolave që nuk janë shuar akoma. Për ta bërë të besueshme pyetjen tuaj, me lejoni të sfidoj zonjën Sula me një të vërtetë të thënë nëlibrin tim. Le të nxjerrë nga arkivat dosjet e SSH për procesin “Bomba” , “Merimanga” dhe grupin e famshëm “Intelektuali” ku del në dritë veprimtaria agjenturore e zbulimit jugosllav dhe grek. Në këto dosje do gjejnë (nëse janë) edhe njerëz të tillë që iu bashkëngjiten politikës shqiptare të orientuar nga këto dy shërbime antishqiptare. Le te merret me bashkëpunëtorët e SSH, por edhe me bashkëpunëtorët e shërbimeve të huaja që mund të jenë akoma në politikën shqiptare!

-Çfarë ka ndodhur në këtë vend? Si ka mundësi që ende oficerët e Sigurimit, informatorët, agjentët, rezidentët dhe strehuesit si pjesë e tij e dikurshme, vijojnë të bëhen pjesë e shtetit të sotëm?

Më habit kjo pyetje për një fakt të vetëm. Pse nuk duhet të punojnë ende pak vete të mbetur nga SSH në shtetin shqiptar. Me këtë pyetje ne penalizojmë në mënyrë kolektive dhe jo individuale persona  të tillë. Unë do ta shtroja pyetjen tuaj edhe pak ndryshe: do ishte më mirë të punonin kjo kategori apo tëtillë që i  shërbejnë spiunazhit të huaj? Më vjen habi edhe për një fakt të konstatuar nga shtypi dhe media. Në krahët e politikës shohim njerëz aktivë që krahas propagandës politike bëjnë një propagandë tëegër kundër SSH. Janë pikërisht këta që unëi quaj pinjollë të baballarëve tëtyre që SSH I ka ndjekur si spiunë të shërbimeve të huaja, kryesisht jugosllave dhe greke. Diku në një gazete kam shpjeguar për ish-bashkëpunëtorin e SSH “Patrioti” i cili kishte dhe dosje si spiun serb dhe djali i tij valëvit me urrejtje deklaratat e tij kundër SSH. Paradoks!

-Si ka mundësi që kanë guximin të penetrojnë në nivele të larta të administratës dhe si ka mundësi të arrijnë të kandidojnë deri në institucionet e reja të drejtësisë? Si ka mundësi që edhe me ngritjen e komisionit të tretë në histori për pastrimin e figurave të shtetit shqiptar, sigurimsat janë përsëri prezentë? Kush i mbështet? Kush i mbron dhe kush u jep atyre kurajë të jenë pjesë e shtetit duke u bërë vendi i vetëm në Lindjen Komuniste që ende nuk është pastruar nga ajo kategori?

Në librin tim “Pluralizmi Shqiptar dhe Sigurimi i Shtetit” kam cituar se politika e ndjekur nga politika e kohës ndaj dokumentacionit të SSH ishte kriminale, hakmarrëse dhe me qëllime të caktuara antikombëtare. Mënyra si u trajtuan dokumentet tepër sekrete nga njerëz arrivistë, të dyshimtë dhe të paguar ishte e pa rikuperueshme. Unë kam folur me simpatinë e merituar të një agjenti kalibri të SSH siç ishte “Skifteri “ që pinjollët e Gazidedes së dyshimtë e masakruan dhe e dekonspiruan që mund të kishte mbetur një aset i vyer për vendin. Apo rasti fatal me bashkëpunëtorët e zbulimit që vepronin jashtë shtetit, qe u vodhën dhe iu dorëzuan shteteve të huaja armiqësore ndaj Shqipërisë. Kujtoj një rast me një të tille në Bruksel, që mbante gradën e gjeneralit në forcat e NATO-s dhe u ekzekutua duke e justifikuar me një aksident. Ka dhe shembuj të tjerë të hidhur. Këtë maskaradë antishqiptare e aplikuan politikanët tanë shqiptarë, që në librin tim  “Kumbarët Shqiptarë” i kam cilësuar si klasa me reaksionare që i ka ardhur ndonjë herë Shqipërisë.   

Më të lexuarat