BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Politike

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca

Grid Rroji, ish-këshilltar i Sali Berishës në qeverinë e PD në vitet 2005-2009 dhe një ndër themeluesit e Partisë Demokratike ka hedhur dyshime se klane të nëndheshme po mbështesin aksionin e ish-kryeministrit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Rroji teksa i referohet “Foltores” së Berishës të mbajtur dy ditë më parë në qytetin e Kavajës, shprehet se ish-lideri i Partisë Demokratike po mbështetet nga Franca në betejën e tij kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rroji në periudhën 2005-2007 ka qenë Shefi i Departamentit të Informacionit në Kryeministri dhe tani jeton në SHBA. Duke komentuar takimin e Berishës në Kavajë ai ka hedhur dyshime se Franca po e mbështet në luftën me amerikanët. “Sali Berisha i mbështetur nga Franca (jo zyrtarisht, po me kanale speciale) në Kavajë po i çon fjalë Berlinit se nuk do jetë problem si Orbani, ndaj Gjermania/BE-ja duhet me e mbështetë. “Nuk jemi ultranacionalistë, as izolacionistë”, tha. Është si me ju thënë atyre që u premtoi konservatorizëm dhe sovranizëm “nuk jua kam futë shumë”. Paksa fare”, shkruan ai.

Berisha po tenton rrëmujë bashkë me Metën

Por ndërsa komentoi tubimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Kavajë, ku shumë simpatizantë i dhanë garanci se do t’i shkojnë pas në protesta kundër qeverisë “Rama 3”, ish-këshilltar në qeverinë e PD, Grid Rroji akuzoi ish-liderin demokrat se po tenton luftë dhe rrëmujë bashkë me presidentin Ilir Meta. “Për rrëmujën që e paralajmëroi, “protesta deri në rrëzimin e Ramës”, mendon “Kavaja heroike me Partinë Demokratike" se kur ka qenë puna "1500 burra kanë ardhë në këmbë në Tiranë”, tha Marshalli. Besoj e morën mesazhin si katundarët tanë heroikë ashtu edhe ambasadat. Luftë e rrëmujë bashkë me Ilir Metën do bëjë Saliu”, shprehet ai.

Kasta aktuale politike duhet larguar

Më tej në një status të dytë në rrjetet sociale, Grid Rroji, iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos pranojnë skllavërimin që iu bën klasa aktuale politike, e cila sipas tij, duhet larguar. “Shqiptarët kërkojnë zgjidhje, por nuk e kuptojnë dot se sa shumë jua kanë mbyllur diapazonin e të vërtetës çakejtë e Parisë. Zgjidhjet që u duken të mundshme janë variante të së kaluarës të cilat ashtu si dhe miun e laboratorit (kavjen) e lenë sërish në vend. Pyetjet që shtrojnë shqiptarët janë thuajse fëminore në dyshimin e tyre të pashtershëm: me kë je me Edin apo me Saliun? Dilema e madhe e këtyre kohëve të këqija nuk është edhe sa do e mbajë pushtetin Diktator Duqja i Surrelit apo kur do ta zyrtarizojë si pronë private PD-në Salihi. Ato janë zhurma që përdoren për me ju mbajt ju skllevër e të përgjumur”, nënvizoi ai. Kujtojmë që pak kohë më parë Grid Rroji, ish-këshilltar i Sali Berishës në qeverinë e PD në vitet 2005-2009 dhe një nga intelektualët shqiptarë që jeton në SHBA, në një intervistë për gazetën “SOT”, rrëfeu ngjarjet historike të iniciuara nga studentët e Lëvizjes së Dhjetorit ’90, që shënuan rënien e sistemit komunist, për të cilën ka bërë dhe një studim; objektivat e studentëve dhe çfarë ndodhi pas rrëzimit të sistemit. Grid Rroji deklaroi asokohe se Sigurimi mbante nën kontroll shtetin pas ‘90, ndërsa theksoi se paria krijoi sistemin e hajnave dhe kriminelëve. Sipas tij, drejtuesit e Lëvizjes së Dhjetorit u dëbuan nga Shqipëria.