BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Politike

Ish-ministri demokrat komenton shpalljen ‘non grata’ të Berishës: Nuk e di ç’po synon SHBA me një lëvizje të tillë

Ish-ministri demokrat komenton shpalljen ‘non grata’ të

Ish-ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa, ka komentuar shpalljen “Non Grata” të ish- kryeministrit Sali Berisha, nga SHBA.

Oketa thekson se nuk e kupton se ku synohet të arrihet me një lëvizje të tillë, ndërkohë shton se një vendim i tillë nuk është i duhur.

"Do thoja që duhet të mësohemi që marrëdhëniet me cilindo partner, sado strategjik, t’i shohim me ngjyra dhe jo bardhezi. Kjo do të thotë që çdo marrëdhënie ka çështje që shkojnë shumë mirë, por ka raste që mund të shkojë dhe keq. Në të gjitha llojet e pozicioneve shqiptarët kudo që jetojnë si ata brenda territorit të Shqipërisë, si ata në vendet fqinje, duhet të jenë mirënjohës, qoftë  për atë që SHBA ka bërë në konferencën e Berlinit, qoftë për ata çka SHBA  ka bërë për Kosovën. Nuk arrij të kuptoj se çfarë synohet të arrihet me një lëvizje të tillë. 

Pse pikërisht pas 8 vitesh pas lënies së pushtetit. Është dhoma e tregtisë amerikane, e cila një javë më parë paraqiti një situatë tepër dramatike të korrupsionit në Shqipëri. Ajo shprehja që 'qeveria e kap lepurin me qerre' në kohët e sotme nuk vlen më. Qytetarët shqiptarë nuk kanë kohë të presin edhe 8 vite të tjerash t’i vijë radha x apo y. Unë nuk e gjej me vend shpalljen “Non Grata” nga SHBA të Berishës”, tha  Oketa.

Sipas tij, SHBA duhet të nxjerrë prova dhe fakte dhe personat që kanë pasur poste të shkojnë para drejtësisë.

Oketa mendon se nëse ka akuza për Berishën apo për këdo tjetër që nuk lejohet të  futen në SHBA duhet të bëhen publike.

"Jam pro çfarëdo lloj iniciative që synon vendosjen e drejtësisë. Personat që kanë pasur poste, nëse ka prova duhet të shkojnë para drejtësisë. Te Reforma në Drejtësi, nuk kam perceptuar akoma ndonjë notë suksesi. Kanë kaluar 4 vite, ku Kim deklaroi se radhën e kanë “Peshqit” e mëdhenj, deri tani nuk kemi parë asnjë peshk të madh. S’jam dakord, jo vetëm në rastin e Berishës. Unë ndaj të njëjtin edhe për raste të tjera. Nëse ka bërë korrupsion, të thuhet se me kë  ka bërë korrupsion. Nëse ka akuza që SHBA cilëson si krime le të bëhen publike."