BREAKING NEWS

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona
x

Politike

Ish-ministri i Brendshëm i PD humbi jetën nga COVID-19, Lulzim Basha mesazh ngushëllimi: Angazhimi i tij do mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë!

Ish-ministri i Brendshëm i PD humbi jetën nga COVID-19, Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha ka shprehur me një mesazh keqardhjen për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, ish-zëvendës kryeministër dhe ish-deputet në vitet e para të demokracisë. Basha shkruan se Kopliku ishte politikani që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike dhe se angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë.

“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, politikanit që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe të afërmit e zotit Kopliku. Angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë. U prehtë në paqe!”, shkruan kreu i PD, Lulzim Basha.

Kopliku u nda nga jeta dje në moshën 77-vjeçari pasi ishte prekur nga virusi Sars-COV2 dhe ishte në gjendje të rëndë teksa kurohej në spitalin e Durrësit.