
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Ish-ministri i Ilir Metës shpërthen kundër Sali Berishës, thirrje të largohet nga kreu i “Foltores” dhe të krijojë parti të re

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 3 Qershor 2023

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI të Ilir Metës, Ylli Manjani, ka dhënë një këshill të mbushur me kritika, të cilën e cilëson si ndoshta të fundit për demokratët dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Ditën e djeshme, me anë të një postimi në rrjetet sociale, në përgjigje të shqetësimit të shumë votuesve demokratë që nuk pranojnë të votojnë Partinë e Lirisë, Manjani thotë se Sali Berisha dhe grupi i deputetëve që janë opozitë duhet të shpallin mbylljen në muze të Partisë Demokratike. Sipas tij, kjo parti e kreu misionin e saj për kohën. Lidhur me vulën, Manjani thotë se "është e blerë në treg të zi" nga qeveria. “Që ditën e parë pas zgjedhjeve kam thënë që kjo është koha që burrnisht të merren përgjegjësi. Zgjedhjet, përtej vjedhjeve dhe presionit masiv, janë humbur. Duhet pranuar kjo gjë burrnisht. Padyshim duhen ekspozuar edhe parregullsitë dhe vjedhjet e bëra. Por votuesi opozitar kërkon vendime të mëdha politike që të vijojë të besojë se ka të ardhme. Duke thënë që "na vodhën", nuk ka shpresë por humbje shprese, sepse zgjedhjet do vidhen prapë. Përtej kësaj qasje, nëse do më dëgjonin, demokratëve dhe Berishës do t'u sugjeroja si vijon: Menjëherë, pa asnjë ekuivok dhe në përgjigje të shqetësimit të shumë votuesve demokratë që nuk pranojnë të votojnë PL apo parti të tjera, Sali Berisha dhe grupi i deputetëve që janë opozitë duhet të shpallin mbylljen në muze të Partisë Demokratike. Kjo parti e kreu misionin e saj për kohën. Vula që ende qarkullon në mixhlis është e blerë në treg të zi nga qeveria moniste”, tha ai.
Themelimi i një partie të re
Në këtë mënyrë, Manjani kërkon themelimin e një partie të re, jo thjesht logo e re, por një program i ri, imazh i ri dhe organizim i ri dhe që Sali Berisha duhet të jetë president i nderit të partisë së re. Sipas tij, kjo e fundit duhet të ketë sa më parë ekipin e ri, emrat e deputetëve, qeverisë dhe të kryeministrit të ri.“Ndaj sa në parë themelohet një parti e re. Jepuni mundësinë votuesve t'u votojnë pa asnjë pishmanllëk! Urgjentisht një parti e re, jo thjesht logo e re, por një program i ri, imazh i ri dhe organizim i ri. Sali Berisha duhet të jetë president i nderit të partisë së re. Kjo e fundit duhet të ketë sa më parë ekipin e ri. Emrat e deputetëve, qeverisë dhe të kryeministrit të ri. Duhet ta bëjë tani, sa më parë këtë gjë. Kujdes, emrat e rinj janë atë që ofrojnë përfaqësim, ide, pastërti dhe komunikim të denjë me shqiptarët e sotëm dhe të së ardhmes. Programi politik duhet të jetë alternativa e Shqipërisë”, tha ai. Manjani theksoi se Rithemelimi i PD, nuk mjafton më. Sipas tij, duhet diçka e re. “Prezantimi i ideve të reja politike që përfaqësojnë Shqipërinë dhe shqiptarët si banorë të Europës dhe jo si ballkanas të prapambetur. Prona private; ekonomia e lirë dhe konkurruese; shteti i drejtë; demokraci bazuar në zgjedhje dhe familja solide dhe individi me liri e të drejta të pamohueshme duhet të jenë thelbi i ekzistencës së një partie të re. Kaq për momentin dhe nuk është pak. Kërkohen lëvizje politike jo më gërrmërre me të shkuarën dhe në të shkuarën. Nuk ndërtohet e ardhmja ne gërrmërre ik ti të rikthehem unë. E ardhmja ndërtohet me ide, organizim, qasje të reja politike. Sali Berisha, për shkak të përvojës dhe mbështetjes që ka,duhet të jetë i pari që e kupton më së miri këtë gjë. Rithemelimi i PD, nuk mjafton më! Duhet diçka e re. Duhet tani jo më vonë, përpara se të jetë shumë vonë”, tha ai.
Më të lexuarat


Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Tensionet në Kosovë/ “Jemi naivë nëse themi që s’mund të ketë konflikt”, Mediu bën paralajmërimin e fortë: Mund të kemi skenar të ngjashëm me...

Ish-ministri Lleshaj sulmon Ramën: Qeveria ka rënë në gjendje letargjie, duhen reforma, jo marketing

Protestat e 2019-s, Lleshaj heq përgjegjësinë nga vetja: Nuk dhashë leje për gazin, ata që drejtonin gishtin…

"Në Kosovë kishte dhe sulm ushtarak" / Ish-ministri Lleshaj thumbon Ramën: Shqipëria s’ka luksin të jetë indiferente

“Gërdeci”/ BIRN: Gjyqi i zgjatur ndaj Fatmir Mediut vijon me shtyrje

Tenderi për blerje materiale, PD: Ja se si zv.ministrja e Arsimit e mori pa garë nga Ministria e Mbrojtjes

Rënia e popullsisë, Adriatik Lapaj: Njerëzit po e vrasin frikën dhe Shqipëria do bëhet

Mediu takim me kongresmenët amerikanë, në fokus situata në veri të Kosovës dhe roli i NATO-s

Zgjedhjet e 2025, Veliaj: Gara do të jetë me veten tonë!
