Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ish-ministri i LSI-së “thumbon” hapur opozitën: Ky është gabim shumë i rëndë

Postuar: 24/09/2018 - 10:53

Ish-ministri i LSI-së Ylli Manjani nëpërmjet një statusi në Facebook ka kritikuar hapur opozitën për mënyrën se si po bën opozitarizëm.

Sipas Manjanit, opozita merret me Ramën si person dhe jo me modelin politik të tij. Kjo gjë sipas tij është një gabim shumë i rëndë.

“Duhet zbërthyer mirë dhe goditur fort modeli politik i Ramës, jo vetë Rama! Sulmet që i bëhen atij si person i pranon me qejf ai, sepse e di shumë mirë se modeli i tij veç forcohet.

Modeli goditet duke propozuar një model te ri, krahas zbërthimit të këtij që sot sundon!” shkruan Manjani.

 

Statusi i plotë i Ylli Manjanit:

“Edi Rama është një njeri si gjithë të tjerët. Ka plot ambiciozë, manipulatorë e llafollogë si puna e tij. Skultorë, poçarë apo edhe ish basketbollistë po e po.

Edhe njerëz që janë martuar më shumë se njëherë apo kanë shtëpi në katund, pa dyshim që ka plot.

Por Edi Rama suksesshëm, në dallim nga shumë të tjerë, ndërtoi dhe imponoi një model politik sundimi. Një model që prodhon të këqija të pariparueshme.

Modeli politik i Ramës, që e pagëzoi me emrin Rilindje, bazohet në përceptimin se politika (e të tjerëve) është e kalbur, e korruptuar dhe që nuk punon për njerëzit.

Këto teza nguli fort në opinion gjatë viteve të opozitës. Ndërsa sot, ky model prodhon më shumë korrupsion dhe gjithnjë e më shumë politikë të keqe. Ndaj dhe propaganda është më e fortë dhe më e kushtueshme.

Sot njerëzit shohin pas dhe kujtojnë se ‘të korruptuarit’ Nano, Berisha, Meta e Basha ishin shumë më mirë se modeli mashtrues i Rilindjes.

Fatkeqësisht askush nuk arrin të shohë përpara, sepse perspektiva është e zymtë. Ndaj shumica ikin ose duan të ikin!

Protesta e vetme që nuk kontrollohet dot nga pushteti sundimtar.

Ka shume ndër ne që besojnë se do vijnë Amerikanë e Evropianë që të na i zgjidhin punën tona këtu. Naivitet i madh është kjo gjë, por sidoqoftë një formë proteste është edhe kjo.

Modeli Rilindas ka prerë shpresën dhe me fuqi të jashtëzakonshme manipulative ka krijuar idene se do sundojë për kohë të gjatë. Mjeshtrisht hapin thashetheme se kanë nën kontroll opozitën dhe se kjo e fundit nuk vjen dot ne pushtet...

Ne fakt të dhënat reale nuk e mbështesin këtë thashethemnajë, por thashethemi ngjit, për fat të keq.

Rilindja si model sundimi ka vrarë demokracinë, konkurrencën, tregun e lirë, nismën private. Ka zhdukur idenë e shtetit dhe e ka zëvendësuar me pushtetin e saj.

Rilindja ka krijuar idenë se “duhet mbajtur mirë me qeverinë” se ndryshe të piu e zeza.

Në fakt ka shembuj plot që po të jesh me qeverinë mund të bësh edhe krime dhe stë hyn gjëmb në këmbë. Në të kundërt arrestohesh me “disa përgjime”...

Model i pastër sundimi! Shteti bëhet pushtet; ekonomia bëhet pronë e pak njerëzve; demokracia shumëzohet me zero!

Përmbledhtas ky është modeli Rilindjes që Rama e nguli suksesshëm që ditën që yshti njerëzit për të djegur Kryeministrinë dhe ku la të vritëshin qytetarë të gënjyer nga propaganda.

Pa dyshim kjo nuk shkarkon nga përgjegjësia vrasësit.

Përballë këtij modeli, njerëzit vijojnë të pranojnë ose kritikojnë personin Rama!! Edhe opozita e bën këtë gjë.

Ky është gabim shumë i rëndë!

Duhet zbërthyer mirë dhe goditur fort modeli politik i Ramës, jo vetë Rama!

Sulmet që i bëhen atij si person i pranon me qejf Ai, sepse e di shume mire se modeli i tij veç forcohet.

Modeli goditet duke propozuar nje model te ri, krahas zbërthimit të këtij që sot sundon!

Ndaj lufta është me modelin politik dhe jo me politikanin apo njeriun vdekatar, si gjithë të tjerët Edi Rama!

Modeli është e keqja! Se ja ta zëmë se njerëzit në tokë, apo zoti në qiell e heqin Ramën, a u zgjidh problemi?

Mund të zgjidhet disa përqind, por nëse nuk shfaroset modeli i sundimit nuk kemi asgjë në terezi...”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2018 - 13:41

 

Përmes deputetit Luçiano Boçi, Partia Demokratike pyeti serish publikisht socialistin Taulant Balla se çfarë e lidh me të shumëpërfolurin Edmond Begon, i dënuar në Itali për trafik droge.

Postuar: 18/10/2018 - 13:16

Avokati Altin Goxhaj ka hedhur akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, për të cilin thotë se ësht

Postuar: 18/10/2018 - 12:07

Në fjalën e tij në parlament lidhur me bastet sportive kryeministri Rama  u ndal edhe te ata

Postuar: 18/10/2018 - 11:54

Drejtori i Komunikimit me Median në Kryeministri, Endri Fuga u fotografua duke drekuar me ish-kre

Postuar: 18/10/2018 - 11:53

Kryeministri Rama i është përgjigjur paraardhësit të tij, Sali Berisha për çështjen e b

Postuar: 18/10/2018 - 11:45

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në Kuvend ka folur edhe një herë për mbylljen e kazinove e