BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Politike

Ish-ministri i Sali Berishës e thotë hapur: Nuk ka ligj lufte mes Greqisë dhe Shqipërisë

Ish-ministri i Sali Berishës e thotë hapur: Nuk ka ligj lufte mes

Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu deklaron se nuk ekziston asnjë ligj lufte mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas tij ky ligj është nul që kur është firmosur traktati miqësisë mes Greqisë e Shqipërisë në vitin ’96. Shehu thekson se nëse një ligj i tillë ekziston në sirtarët e Athinës, i takon Greqisë ta djegë.

“Mos u merrni me ligjin e luftës, nuk ekziston ligj lufte me Greqinë . Ekziston një traktat miqësie që ka ezauruar të gjithë elementët që bien në kundërshtim me të. Nëse në sirtarët e Athinës ekziston një ligj i tillë i takon Athinës ta djegë ne nuk kemi asnjë ligj lufte me Greqinë”- shprehet Sheu ndërsa shton se është kryeministri Rama ai që kërkon t’í japë vlerë këtij ligji për të marrë dekorata. Sipas tij nëse do të ekzistonte një ligj i tillë nuk do të vinte ministri i jashtëm grek në Shqipëri.

“Nuk i jap rëndësi, nuk ka ligj lufte mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kryeministri shqiptar që do të marrë dekorata i jep vlerë më shumë se ç’duhet. Nuk kemi pse ta konsiderojmë fitore. I takon Greqisë ta djegë. Ai ligj është nul që nga traktati i ‘96 i miqësisë mes Greqisë e Shqipërisë. Po të kishim ligj lufte nuk do të vinte ministri Dendias në Shqipëri”, tha ai për A2.