BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Politike

Ish-ministri i Shëndetësisë kundër vendimit të Ramës: Hapje-mbylljet e kryeministrit pa asnjë logjikë dhe bazë shkencore. Ja dëmet e rënda që sjellin

Ish-ministri i Shëndetësisë kundër vendimit të

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit nga qeveria që fundjava do të jetë sërish e mbyllur si javën e kaluar.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se hapje-mbylljet e kryeministrit Rama janë pa asnjë logjike dhe bazë shkencore.

“Marrezia e kurbes me marrezine e bllokimeve shqiptare.

Ndersa “Komiteti teknik” ka humbur pa gjurme…kerkojeni ate!

Ashtu sic eshte e pa deshifrueshme ajo kurbe “fallxhoresh”, unike ne bote ne cudite e saj, ashtu jane dhe vendimet ”hapje-mbyllje” te Kryeministrit, qe po kryhen ne vendin tone ne te gjithe kete periudhe pandemie, pa asnje logjike, mbeshtetje laboratorike, baze shkencore etj etj, dhe keto unike per nga absurditeti i tyre.

E tille eshte dhe kjo fund jave me absurditete e kaos.

Ndersa kudo si te dhenat laboratorike, qe kane nje bosht linear, ashtu dhe vendimet e ”hapjes” kane nje tendece konstante e logjike, tek ne kalohet nga “hapjet” ne “mbyllje” e perseri ne “hapje” pa asnje baze, pa racionalitet e dobi, ne forme improvizimesh te pa interpretueshme e te pa argumentuara nga asnje specialist, qofte dhe nga ata te atij “komiteti”.

Nuk ka “virus” qe largohet te premten e cfaqet te shtunen, qe te djelen para dite nuk “sulmon” pensionistet dhe mbas dite nuk prek prinderit, por me kusht qe keta te jene te shoqeruar nga femijet!!

Nuk ka virus ne pyje e parqe te “fshehur” mbrapa pemeve, nuk ka virus ne det a lumenj, virusi eshte diku tjeter, por ai duhet kerkuar me testime e me tej bllokuar me metoda shkencore, qe eshte detyra e specialisteve t’i artikulojne.

Keta kolege duhet te thone dicka edhe per keto modele antishkencore te Kryeministrit, qe mund t‘i gjesh vetem ne 3D, por jo ne realitet, ato vecse demtojne shendetin, ekonomine e demokracinë”, shkruan Tritan Shehu.