BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Politike

Ish-ministri kritikon ashpër Ministrinë e Shëndetësisë: Shteti duhet të japë falas..

Ish-ministri kritikon ashpër Ministrinë e Shëndetësisë:

Ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu është shprehur se Ministria e Shëndetësisë ka gabuar me masat e marra për menaxhimin e situatës së COVID-19. Shehu tha se ministria duhet të shpërndajë çdo ditë maska për qytetarët.

"Qytetarët duhet të respektojnë rregullat e higjienës, por nuk mjafton duhen ndërhyrje strategjike nga ana e shtetit, protokolle dhe vizione të qarta, kërkohen furnizime me materiale dhe resurse të mëdha. Sistemi shëndetësor i infektuar është një bombë. Prandaj kërkohen rregulla të qarta dhe jo ca letra të varura në mur surreale. Duhet testim i plotë i sistemit shëndetësor dhe i pacientëve të shtruar, së dyti në spitale të gjitha shtrimet e më tejshme duhet që pacienti të kalojë në ambiente të veçanta pas rekomandimit të mjekut të familjes dhe t'i nënshtrohet testimit para se të shtrohet.  Mjekët të jenë të pajisur me veshjet mbrojtëse, vizita jo më shumë se 15 minuta dhe hyrjet dhe daljet të jenë të veçanta, personeli të ketë të gjitha pajisjet mbrojtëse. Në Shqipëri nuk bëhen protokolle, se ai që nuk i mban përgjegjësi, kërkohet fshehja e përgjegjësive.  Duhen maska  masive për qytetarët, nga një në ditë. Maska ose me çmime të kontrolluara ose falas për një shtresë të popullsisë", tha Shehu.