BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Politike

Ish-ministrja e LSI-së: Pas 3 vitesh dëgjuam sot këtë lajm të mirë

Ish-ministrja e LSI-së: Pas 3 vitesh dëgjuam sot këtë lajm

Ministri i Punëve të Brendshme, Gent Cakaj ka bërë me dije formimin e grupit negociator të Shqipërisë, përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian.

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha theksoi se pas 3 vitesh sot dëgjon për herë të parë se Shqipëria ka një grup negociatorësh për strategjinë e zgjerimit.

"Më në fund, sot, pas 3 vitesh dëgjuam që Shqipëria ka një grup negociator. Ky është lajm i mirë padyshim, pavarësisht se ky grup duhet të ishte ngritur kohë më parë, bazuar edhe në strategjinë e zgjerimit, të punuar nga Ministria e Integrimit Europian në vitin 2017.
Dakord jam ta mbështesim këtë grup, por do ishte mirë ta prezantonit opinion publik me ata që duhet të mbështesim! Mbështetja vjen me trasparencë dhe bashkëpunim. Në fund të fundit ky duhet të jetë procesi integrimit të Shqipërisë, por mesa duket leksionet e integrimit duhet të fillojnë nga ata që e drejtojnë këtë proces!", ka shkruar Gjosha.

Më të lexuarat