Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ish-polici i arrestuar për drogë lëshon akuzat 'bombë' për Sali Berishën: I ka duart e lyera me gjak. Pasi dhashë këtë informacion, Ylli Manjani më arrestoi

Postuar: 25/03/2019 - 23:57

Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se në Kongresin e Partisë Socialiste mori pjesë edhe një ish-polic i cili ishte arrestuar për trafik kanabisi ka reaguar edhe Gjergj Dodani.

Dodani, mohon akuzat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe sqaron arsyet pse mori pjesë në Kongresin e Socialistëve.

Dodani thotë se ka shërbyer për 26 vite në Policinë e Shtetit dhe ka qenë një nga inspektorët e dalluar të Policisë së Shtetit. Ai akuzon ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani si një nga urdhëruesit e arrestimit të tij.

Ish-polici shton se gjykata e ka pushuar çështjen në ngarkim të tij dhe se pret vendimin për dëmshpërblimin me rrogë.

“Unë jetoj në një zonë ku dominon PD, që e ka marrë pushtetin me dhunë dhe me poshtërsi. Me hajdutët e zonës. Patjetër janë prishur interesat, mund t’ja ketë çuar Berishës. Duhet të merret me punët e tij se i ka duart e lyera me gjak. Mbasi prisha interesat e PD dhe LSI më futi në burg Ylli Manjani. U arrestova me urdhër të Ylli Manjanit sepse iu kam shkulur parcelat me drogë të tij dhe Berishës. Pasi dhashë këtë informacion, Manjani dha urdhër të më arrestonte. Drejtësia më dha pafajësi të plotë me pushim të dosjes. Në gjykatën Administrative kam kërkuar rrogën dhe jam vetë i shtatë pa punë. P****ët e Lulit, Monikës dhe Berishës nuk i dëgjoj. Nëse unë do denoncoja në prokurori kush do të më jepte mua të drejtë?”, shprehet ai për Dosja.al.

Ai tregon edhe arsyet pse mori pjesë në kongresin e PS. Dogani thotë se pjesëmarrja nuk ka lidhje me partitë politike, por me një ankesë të zgjidhur në platformën për bashkëqeverisjen, Shqipëriaqëduam, lidhur me hipotekën e shtëpisë së tij.

“Unë kam qenë një nga qytetarët që ka shkruar tek Shqipëriaqëduam për dokumentet dhe hipotekën. Isha një nga qytetarët e përzgjedhur. Nuk jam pjesë e Partisë Socialiste dhe asnjë partie. Kam qenë në polici, 26 vite në Polici dhe nuk njoh as vërejtje dhe ndëshkime vetëm përgëzime dhe falënderime”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/04/2019 - 21:39

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, ishte tejet i ashpër ndaj deklaratës së kreut të OSBE-së Bernd Borchardt, i cili tha se ç'të mirë do të sillte shtyrja e zgjedhjeve në Shqipëri.

Postuar: 24/04/2019 - 21:39

Ish-deputeti i LSI ka thënë se me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë zgjedhje dhe deklaroi s

Postuar: 24/04/2019 - 21:33

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka komentuar vendimin e shu

Postuar: 24/04/2019 - 21:30

Bujar Nishani, ish-Presidenti i Republikës, tani kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, i ftuar në e

Postuar: 24/04/2019 - 21:26

Një tjetër dosje e shit- blerjes së votës pritet të bëhet publike nga Paria Demokratike.

Postuar: 24/04/2019 - 21:20

 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi sfidoi gazetaren Mirela Milo

Postuar: 24/04/2019 - 21:16

Pas Gazment Brdhit, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balli ka theksuar edhe një herë se opozita nuk d