BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Ish-presidenti Trump dërgon përfaqësuesin e tij për të takuar kryeministrin, thellohet konflikti mes Edi Ramës dhe administratës “Biden”

Ish-presidenti Trump dërgon përfaqësuesin e tij për të

Zhvillimet e fundit në politikën shqiptare kanë treguar se konflikti i kryeministrit Edi Rama me administratën “Biden” është thelluar edhe më shumë. Takimi që do të bëjë sot në orën 09:00 për herë të parë në Tiranë ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo gjatë kohës kur presidenti i SHBA ishte Donald Trump me kryeministrin Rama, tregon se ka një krisje të raporteve mes tij dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gazeta “SOT” gjatë këtyre ditëve ka pasqyruar disa episode që tregojnë se shefi i qeverisë shqiptare po shfaq një lloj ngërçi me politikën zyrtare amerikane në Shqipëri, ku herë pas here shihet qartë teka ai ka shigjetuar ambasadën amerikane dhe kreun e saj në Tiranë për politika ndërhyrëse. Por sikur të mos mjaftonte kjo ofensivë sulmesh e kritikash, zoti Rama ka shkuar edhe më tej, duke thelluar miqësinë me putinianët dhe këtë e tregon qartë takimi me të dërguarin e Donald Trump, ish-presidentin e SHBA-ve, një “armik i përbetuar” i administratës “Biden” dhe një mbështetës i hapur i Presidentit rus Vladimir Putin. Trump ka kritikuar së fundmi Joe Biden për qëndrimet e tij ndaj presidentit rus për sulmet në Ukrainë, edhe pse ky i fundit po i jep mbështetjen maksimale Kievit në çdo aspekt për të qëndruar ndaj sulmit rus. Pompeo, një ish-sekretar amerikan që për momentin nuk ka asnjë funksion të lartë vjen në një moment kur kryeministri Rama i ka thurur lavde Trumpit, të cilin në vitin 2016 kur ky i fundit kandidonte për kreun e shtetit, e sulmoi ashpër. Ky lloj komplimenti drejtuar Trump, u hodh gjatë një aktiviteti ku merrte pjesë edhe përfaqësuesja e presidentit aktual Jo Biden. Në formë sfiduese ndaj përfaqësueses së Biden, Rama glorifikon Donald Trump, si sinjal i ngërçit që ka manifestuar gjatë këtyre ditëve. Çudia më e madhe qëndron në faktin se, një vit para mandatit të dytë, Edi Rama lëshoi deklarata anatemuese për presidentin Trump, për ti paraprirë ardhjes së dyti në pushtet, ndërkohë që kriza aktuale që ka me administratën Biden, mesa duket mund ti ndërpresë mandatin. “Dua të kujtoj ish-Presidentin Donald Trump. Ai ka mbajtur një fjalim të gjatë duke shpjeguar sa e rrezikshme është që të kesh varësi nga gazi rus. Dhe koha na tregoi se është vërtetë e rrezikshme dhe se duhet ta përballonim këtë gjë në këtë kohë kaq të shkurtër”, tha Edi Rama në 27 prill 2022. Kutjojmë që gjatë vizitës së tij në Tiranë, Pompeo do të nderohet edhe me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës. Në kuadër të “Javës Amerikane” dhe 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA do të zhvillohet një konferencë e organizuar nga Balla, në të cilën do të jetë i pranishëm edhe Pompeo.

Përplasjet e fundit të Ramës me administratën “Biden”

Më 18 mars të këtij viti, kryeministri Edi Rama ka stigmatizuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, duke e  krahasuar me një personazh nga e kaluara moniste, si  sekretari i partisë, të cilët në memorien kombëtare kanë ngelur njerëzit më të egër të diktaturës së proletariatit.  Ky incident ka ndodhur, teksa kryeministri Rama dhe ambasadorja Kim ka qenë prezent në një tryezë, ku Universiteti Bujqësor i Tiranës ka nënshkruar një marrëveshje me universitetin e Miçiganit. Kreu i qeverisë, ironizoi fjalimin e rektorit të UBT-së, duke i hequr paralelizëm me fjalimet që bëheshin në kohën e komunizmit në Shqipëri përballë sekretarit të partisë. Kjo pasi rektori Fatbardh Sallaku, vlerësoi kreun qeverisë për strehimin e refugjatëve afganë, ndërsa nuk i kurseu as lavdërimet, çka ka sjellë edhe reagimin e Ramës. “Na vjen mirë që jemi të gjithë bashkë këtu. Më pëlqeu shumë ajo që tha rektori “ju garantojmë zonja ambasadore”. Më kujtoi kohën kur vinte sekretari i partisë dhe i thotë rektori i vjetër ju garantojmë shoku sekretar që ne do punojmë. Faleminderit shumë. Këto kisha unë. Rroftë miqësia shqiptare-afgane”, u shpreh Rama. Nuk dihet çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet midis Ambasadores Kim dhe kryeministrit Rama, por gjuha e përdorur nga ky i fundit tregon se në raportet mes tyre ka një krisje. Dhe të krahasosh ambasadoren amerikane me sekretarin e partisë së regjimit monist është shuplakë në fytyrë për përfaqësuesen e shtetit më të fuqishëm të botës që mbahet si etalon i demokracisë. Është e qartë që për politikën shqiptare mesa duket protagonizmi i ambasadores Kim duket se është bërë i paabsorbueshëm. Por ofensiva e Ramës kundër ambasadores Kim, nuk ka zgjatur shumë, pasi i është përgjigjur Uashingtoni. Ka qenë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili i ka dhënë një goditje të fortë shefit të qeverisë shqiptare. Të martën e 22 marsit të vitit 2022, diplomati Blinken ka publikuar një foto nga mbërritja e afganëve në SHBA, teksa me një postim në “Tëitter” ka falënderuar ministren Xhaçka dhe popullin shqiptar për mikpritjen e tyre, por nuk përmend fare qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Ky mesazh i fortë dhe injorues i zotit Blinken kundrejt shefit të ekzekutivit duket se ka ardhur si kundërpërgjigj e gjuhës aspak diplomatike të përdorur nga ky i fundit ndaj ambadores Kim. Megjithatë nuk ndalet me kaq, pasi kryeministri Edi Rama sulmoi edhe më 13 prill të këtij viti Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ironizon opozitën, teksa shkroi në rrjetet sociale se paska plasur “peshku” për ato që ata thonë. Gjithashtu Rama deklaroi se  raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit është copy-paste i vitit më parë, ku sipas tij nuk figurojnë nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit që kaloi. “Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitarët paskan thënë që në fillim! Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë s

Kryeministri akuza ambasadës së SHBA: Po ndërhyni në punët tona

Ndërkohë shefi i qeverisë ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim, edhe disa ditë më parë, të cilën e akuzoi se po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë. “Jeni bërë si ambasada amerikane këtu në Tiranë. Caktoni kush duhet të iki, kush duhet të rrijë, kush ka vjedhur e kush…merrni raportin e DASH sikur e keni nxjerrë ju! Ë! Është qesharake. Flisni sikur keni imunitet diplomatik nga ambasada amerikane. Gënjeni veten që të jeni shumë të qartë. Kapuni mbas Flamurit të PD, se atë amerikan ka kush e kap. E kapin amerikanët. E keni bërë si ato çarçafët e shtëpive të qejfit. Mos na e trego ne nga çfarë u distancuam ne dhe nga cila duhet që të distancoheni ju. E dimë shumë mirë çfarë bëjmë. Mos na e qani hallin për marrëdhëniet as më Amerikën, as Evropën dhe as më shqiptarët. Për shkakun tuaj janë ekskluzive tonat. Këto lojërat me flamur amerikan, iu bëjnë qesharak”, deklaroi Rama. Pra kjo gjuhë e përdorur nga kryeministri Edi Rama tregon se raportet mes tij dhe amerikanëve janë ftohur.