Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ish pronarët kundër marrëveshjes së Strasburgut me qeverinë, kërkojnë dëmshpërblim për tokat e grabitura nga pushteti i Berishës

Ish pronarët kundër marrëveshjes së Strasburgut me qeverinë, kërkojnë dëmshpërblim për tokat e grabitura nga pushteti i Berishës

Postuar: 16/03/2014 - 10:52

Pas odisesë së padrejtësive dhe korrupsionit përgjatë 23 viteve, ish pronarët janë irrituar dhe revoltuar së tepërmi edhe ndaj marrëveshjes të arritur mes qeverisë dhe Strasburgut për të bllokuar për katër vjet kompensimin e pronave për ish pronarët. Qeveria shqiptare është detyruar të bindë Gjykatën e Strasburgut për të shtyrë afatin e kompensimit të pronave të ish pronarëve, për shkak të faturës së lartë që la qeveria e mëparshme, por vetë ish pronarët e kundërshtojnë këtë marrëveshje pasi parashikojnë se situata në të ardhmen do të përkeqësohet më shumë. Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës më të madhe të pronarëve “Pronësi me Drejtësi”, Agim Toro, në një prononcim për gazetën “Sot”, shprehet se nëse kjo marrëveshje do të zyrtarizohet, do të shkelë të drejtat e njeriut. Toro i bën thirrje qeverisë që të bëjë transparente marrëveshjen. “Qeveria shqiptare duhet të japë shpjegime për marrëveshjen në fjalë. Qeveria nuk mund t’i imponohet vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, pasi këtu kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të njeriut. Marrëveshja duhet të bëhet transparente dhe kur të botohet në Fletoren Zyrtare, atëherë edhe ne do të mbajmë qëndrimin tonë. Konflikti ka qenë për mosekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut”, u shpreh Toro. Agim Toro thotë se korrupsioni ka bërë që kjo çështje të zvarritet prej vitesh. “Nëse nuk hiqet dorë nga klientelizmi dhe korrupsioni, kjo çështje nuk do zgjidhet ndonjëherë”, u shpreh Toro. Ai shprehet se padrejtësia me pronën ka ardhur kryesisht nga politika, e cila ka përfituar për vete nga ky proces. 
 
Myrshit Vorpsi
 
Anëtari i kryesisë së shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi, në një prononcim për gazetën “Sot”, deklaroi se nëse çështja e kompensimit të pronave të ish pronarëve do të zvarritet ende, do të përkeqësohet më tepër në të ardhmen. Ai e mirëkupton qeverinë shqiptare për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të Strasburgut, por megjithatë kjo çështje nuk mund të tejkalojë 4 vitet pasi nuk do të kishte më asnjë kuptim. “Ky vendim nuk është zyrtarizuar, dhe për sa kohë nuk është zyrtar, unë nuk mund të bëj asnjë koment. Nëse do të zyrtarizohet, të gjitha palët do bëjnë komentet e veta. Unë mendoj se qeveria nuk mund t’i zgjidhë padrejtësitë me pronat brenda vetëm 6 muajve. Janë 81 vendime të Strasburgut që qeveria shqiptare duhet t’i zbatojë. Strasburgu ka marrë vendimin për t’ia transferuar faturën e pronave qeverisë shqiptare, gjë që tashmë i takon qeverisë ta zgjidhë çështjen. Por, qeveria kërkon kohë për këtë, dhe unë e kuptoj se këtë çështje nuk mundet ta zgjidhë në vetëm këto muaj”, u shpreh Vorpsi. Ai ka akuzuar politikën për moszgjidhjen e kësaj çështjeje 23 vjeçare. “Kanë qenë vendimmarrjet politike ato që kanë zvarritur zgjidhjen e çështjes së pronësisë. Sot, qeveria e ka të vështirë që të përballet me realitetin e shifrave. Vendimmarrjet e Strasburgut kanë qenë sa i takon kompensimit të pronave. Komisionet e viteve ’93, ’94, ’95 kanë qenë për t’ua kthyer pronën pronarëve, por sot kohët kanë ndryshuar, ku prona do të kompensohet. Unë nuk besoj se çështja do të zgjidhet pas 4 vjetësh, pasi gjendja do të përkeqësohej në të ardhmen”, tha Vorpsi. 
 
Programi i qeverisë për pronat  
 
1. Shqiptarët do të jenë të gjithë pronarë të ligjshëm në prona të ligjshme. 
2. Zhdukim 3 zarfet e hallkave të korrupsionit: zarfin tek kthimi i pronave, zarfin tek legalizimet dhe zarfin tek regjistrimi i pronës. 
3. Përparësi kompensimit në natyrë, në raport me dhënien e kompensimit financiar, duke mundësuar uljen e faturës financiare për shtetin. 
4. Orientim i procesit të privatizimit të pasurive publike me qëllim favorizimin e procesit të kthim-kompensimit të pronave. 
5. I japim fund zvarritjeve dhe sorollatjeve administrative, si burimi bazë i korrupsionit. 
6. Evidentim i të gjithë pronave publike që fshihen nëpër sirtarët e institucioneve shtetërore. 
7. Saktësim i fondit të kompensimit, i cili do të operojë sipas një skeme të qartë dhe të barabartë për të gjithë të interesuarit. Eneida Jaçaj
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 23:35

Kryeministri Rama ka dhënë lajmin e mirë.

Postuar: 15/09/2019 - 23:30

Avokati Altin Goxhaj ka folur për një zgjidhje urgjente për të ndërtuar një pazar të ga

Postuar: 15/09/2019 - 22:30

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi se përmes Strukturës së Posaçme Antikorrupsion në vend do të

Postuar: 15/09/2019 - 21:49

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat më 18 teto

Postuar: 15/09/2019 - 20:25

Prej më shumë se dy vitesh kishin nisur punimet dhe tashmë “Arena Kombëtare” është dr

Postuar: 15/09/2019 - 20:10

Kryedemokrati, Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hedhur sërish akuza ndaj

Postuar: 15/09/2019 - 18:26

Dita e sotme përkon me 76 vjetorin e Çlirimit të qytetit të Tepelenës.