BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Politike

“Ish-sigurimsa, me pseudonime qukapiku, çakmaku…”, shpërthen i revoltuar në Kuvend Myslim Murrizi dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Këtu kam një dosje!

“Ish-sigurimsa, me pseudonime qukapiku, çakmaku…”,

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Myslim Murrizi u shpreh me tone të revoltuara se Policia e Shtetit sipas tij nuk duhet të ketë pjesë së saj persona që kanë qenë pjesë të ish-sigurimit të shtetit në kohën e komunizmit.

Sipas Murrizit, edhe brenda politikës ka persona që kanë qenë pjesë e ish-sigurimit dhe sipas tij kanë pasur pseudonime të shumta.

“Përfshirja e Gardës së Republikës në Veting ishte një formë gijotinë, ndaj kësaj strukture që e keni lënë në mëshirë të fatit. Çfarë është vërejtur nga ky Veting, një shoë, pasi drejtorët e policisë, duke ardhur nga dreqi, e kanë kaluar këtë Veting, i ka rënë fiks 300 mijë euro për një polic të larguar. Po t’ia kishit dhënë vetë do të ikte. Ka qenë një shoë dhe kopjim i Vetingut të organeve të drejtësisë, nuk e di si ndihen sot kolegët socialistë dhe ish deputetët e PD, kur Gjykata Speciale ka dënuar me burg dikë që është zgjedhur me dokumente false. KLP e keni mbushur me spiunë, për çfarë ka nevojë Policia e Shtetit, jo për Vetingun tuaj imagjinar. Në 30 vite post komunizëm nga 130 drejtues të lartë në kupolën e policisë së shtetit, duhet të ketë akoma 45 ish oficerë sigurimi e mbaruar shkollën enkas sigurim në kupolën e Policisë së Shtetit. Nuk e di pse në akademi duhet të jenë 4 ish-sigurims. Ata nuk duhen dënuar me burg, por s’kanë pse të jenë ende pjesë e strukturës. Në këtë sallë prej 30 vitesh ka pasur spiunë të sigurimit të shtetit, pikërisht pas meje, ka pasur persona të pistë me karamele në fyt që rrinin si dreqi para ustait kur i thërrisnin dhe u jepnin mision të caktuar për të bërë ligje në këtë sallë. Pse duet të kemi Gjovalin Lokën në Policinë e Shtetit. Pse duhet të kemi Arben Gashin, Dritan Avdylin, Ilir Mustën e shumë me radhë. Çfarë kanë mësuar këta nga ajo shkollë sigurimi, veçse me spiunuar tek radhët e qumështit që kritikonin djathin. Çfarë impakti i japin këta policisë së shtetit, një vend që pret për t’u futur në BE, që pret t’i hapet marrëveshja. Kjo nuk ka nevojë për Veting por për vullnet politik. Këto që kanë qeverisur prapa krahëve të Myslim Murrizit, i kanë pasur pseudonimet, çakmaku, kukulla, violina, qukapiku. Shoh që ka pllakosur heshtja jo vetëm tek ju, por edhe ata vëllezërit e tu që bëtë një marrëveshje të pistë pas 5 qershorit, që doni të votonin emigrantët. Shoh endacakë që shohin me ankth orën 00:02 minuta për të parë se në cilin qark do të jenë. Nuk ka shoë më të pistë se në këto ditë nëpër media, kur shoh hajdutin duke bërtitur kapni hajdutin. Hajduti e din hajdutin dhe pakot që keni marrë i keni shpërndarë me njëri-tjetrin. Kam një dosje këtu, ministri i doktoreshës që ju nuk flisni, sepse keni hall se flet ajo për ju. E ka blerë 3 milionë e 300 mijë një lopë, një nga Mondat që ka qenë ministre që bënte tenderat për lopët. 5 milionë euro i kanë kushtuar shqiptarëve dy tendera, kur fiks ishit në fushatë, për të blerë 100 e ca lopë shqiptarët kanë paguar 5 milionë euro. Ju jap unë lopë me gjithë vic mbrapa, kujt ia dhatë këto lopë? Po sistemin e ujitjes në Divjakë, 6.2 milionë euro, nuk flisni. Ishin me Lulin dhe Berishën, bënë aleancën e 1 prillit, thanë që është aleanca e qelbësirave, tani thonë se e kanë xhan. Shqiptarët kanë mundësi të votojnë dhe partitë dhe kandidatët, shqiptarët do të shohin çfarë palaços ka pasur kjo sallë dhe do të ketë. Lanë mandatet për të futur Damianin në burg, por më 5 qershor u puthën me të”, u shpreh Murrizi.

Më të lexuarat