BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë, panikosen qytetarët/ Të shtëna me armë zjarri në Elbasan! Qëllohet në drejtim të 'Shqiponjave' dhe FNSH!

Ngjarje e rëndë, panikosen qytetarët/ Të shtëna me
x

Politike

Ish-zv.kryeministri i Berishës bën reagimin e papritur: Pse Rama duhet të fitojë mandatin e tretë

Ish-zv.kryeministri i Berishës bën reagimin e papritur: Pse Rama duhet

Ish-zv.kryeministri i PD-së, Bashkim Kopliku me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka shprehur hapur se kryeministri Rama meriton të fitojë një mandat të tretë.

Sipas tij, Rama i rezulton më i miri aktualisht.

Reagimi i plotë

E bllokova një shoqe, në fb, se prishi etikën e sjelljes, e i dhashë lamtumirën me mesazhet në vijim:

Logjikë zonjë, asgjë tjetër….por edhe detyrë humane të të shëroj nga indoktrinimi komunist që fatkeqësisht ke: je e re, e më vjen keq që të kanë indoktrinuar.

Poooor, kam frikë se misionin tim humanitar, shërimin nga infeksioni komunist, ka mundësi të detyrohem ta ndërpres me ju personalisht, sepse keni shkelur rëndë etikën, gjë që nuk e lejoj në personat në fb që kanë të drejtë të komunikojnë me mua.

E kam fjalën se më keni sharë rëndë personalisht, duke më quajtur servil.

Nëse deri nesër ora 9.00, nuk kërkoni falje, detyrohem të bllokoj komunikimin me ju.

Me mua mund të shfaqësh çfardo mendimi, diametralisht të kundërt me mua, mund ta shashë e denigrosh sa të duash mendimin tim, por absolutusht jo të kalosh në sharje personale: nuk lejoj që fb im të kthehet në llapaqenllëk.

Po pres deri nesër, ….

….

Zonjë!

Detyrohem t’ju bllokoj.

Miqt e fb i kanë lexuar çfarë kam shkruar unë e çfarë keni shkruar ju, dhe do të gjykojnë….

1- Nuk jam servil i kërkujt, bile miqtë më thonë se vuaj nga e kundërta e servilizmit;

2–Nuk ka njeri pa të meta;

3–Duke e pasur të qartë pikën 2 më lart, kam vendosur që gjithnjë të zgjedh një njeri, atë që aktualisht është më i miri, përndryshe do të isha një qaraman, një abstenues, që di vetëm të gjejë të meta…e të ankojë…

4–Më rezulton se Edi Rama aktualisht është njeriu më i mirë në konkurentët aktual, prandaj dhe mbaj anën e tij, e dua të fitojë edhe mandatin e tretë.

5–Nuk jam besnik i Edit, në kuptimin e besnikërisë së mafjes. Nëse del një më i mirë se Edi (shih pikën 2), do të shkoj me atë tjetrin (shih pikën 3).

Kjo nuk do të ishte tradhëti, por e kundërta do të ishte: po të ndiqja një njeri që ka tradhëtuar rrugën e drejtë, në dëm të Shqipërisë. Kështu kam bërë me Sali Berishën, që e kisha edhe mik personal, por që u ndava me të, që në 1997, kur dogjëm Shqipërinë, e nuk pranova të shkoj me të, edhe në 2005, kur erdhi përsëri në krye të pushtetit, me votën e shumicës së shqiptarëve.

Ky është morali e qëndrimi im i thënë publikisht….jo vetëm sot…

Më vjen keq që nuk arritët të shkëputeni nga enverizmi, sa mos të jeni e vetëdishme se po shanit personalisht bashkëbiseduesin…. Nejse, sharja është më e lehtë se ta burgosja, apo edhe më keq, siç e bënin para 1991.

Uroj ndër kohë të lini kriminelin injorant e hipokrit, Enver Hoxhën, që edhe librat e fjalimet ia shkruanin të tjerët, e të zgjidhni Edin, një njeri nja 1000 herë më lart se Enveri….

Por jo, të jeni edhe me Enveri, edhe me PS, se ndotni, bëni shumë pis PS-në!

Më të lexuarat