Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ish- zv.kryeministrja i përgjigjet Ramës: Raporti për zgjedhjet ishte profesional pavarësisht pëlqimeve politike të kryeministrit

Postuar: 18/08/2017 - 19:07

sh-zv/kryeministrja teknike, Ledina Mandija, i është përgjigjur ditën e sotme kryeministrit Rama në lidhje me cilësimin e këtij të fundit të raportit për zgjedhjet si të njëanshëm.

Mandija thotë se puna e taks-forcës ka qenë profesionale, pavarësisht pëlqimeve politike të kryeministrit.

REAGIMI

Duke marrë shkas nga deklarata e kryeministrit për njëanshmëri të “raportit” dhe mosqënien e tij në nivelin tim profesional, dëshiroj të sqaroj se materiali përmbledhës është pasqyrim i plotë, i saktë dhe sistematik i materialit të dërguar në kohë pranë Task-Forcës nga të gjitha institucionet shtetërore. Jo pa qëllim është quajtur material përmbledhës pasi nga ana e zyrës se Zëvendëskryeministrit nuk është ndryshuar apo shtuar asgjë që nuk është referuar apo raportuar.

Fakti që informacionet apo raportimet e vetë institucioneve shtetërore apo edhe zhvillimet e përditshme të situatave gjatë përmbushjes së misionit të Task-Forcës mund të mos i pëlqejnë forcave të caktuara politike nuk e bën raportin të njëanshëm apo jo profesional.

Jam udhëhequr vazhdimisht nga bërja e transparencës së plotë kundrejt opinionit publik dhe pasqyrimi me profesionalizëm i të dhënave dhe fakteve që më janë raportuar dhe konsideroj se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i një sistemi demokratik të një shteti që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/01/2018 - 14:20

Ambasada amerikane ka shpërndarë sot një njoftim për rastet kur qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë sërish për vizë udhëtimi për në SHBA nëse më parë janë refuzuar. Në faqen e Facebook ambasada shkruan se “A duhet të aplikoni përsëri menjëherë pas refuzimit të vizës?

Postuar: 18/01/2018 - 14:14

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për kapjen e drejtësisë.

Postuar: 18/01/2018 - 13:55

 Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar gjatë ditës së sotme nëpërmjet një postimi, kushtet e rënda në burgun e Shënkollit.  Ndërsa ka publikuar mesazhin e një qyt

Postuar: 18/01/2018 - 13:44

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste  për Integrim, Monika Kryemadhi i ka dërguar një letër Ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ambasadores së BE, Romana Vlahutin në lidhje me pr

Postuar: 18/01/2018 - 13:35

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Basha sa i përket kërkesës së deputetëve socialistë për ndryshimin e R

Postuar: 18/01/2018 - 13:32

Kryedemokrati Lulzim Basha reagoi sot lidhur me propozimin e Partisë Socialiste për projektligjin për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

Postuar: 18/01/2018 - 13:26

Kryeministri Edi Rama përmes profilit të tij në Facebook ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë korçarët që duhet t’i drejtoheshin QSUT-së në Tiranë  për operacionin