BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Politike

Ish-zyrtarja e lartë e LSI-së tronditet nga pamjet, shpërthen ndaj Lulzim Bashës: U llahtarisa o gjakprishur dhe pa kod moral

Ish-zyrtarja e lartë e LSI-së tronditet nga pamjet, shpërthen

Brizida Gjikondi, ish-zyrtarja e lartë e LSI-së ka reaguar ashpër pas publikimit të pamjeve brenda morgut të QSUT, ku për shkak të mungesës së kapaciteteve, trupat e viktimave nga Covid-19 ishin vendosur në tavolina ose në tokë.

Ajo shkruan se mbështetësit e PD prej 3 ditësh mburreshin në rrjetet sociale se do të nxirrnin disa foto që do të rrëzonin Ramën dhe dosja kosovare e Bashës do të harrohej.

“Kishte 3 ditë që mbështetësit e PD mburreshin nëpër rrjete me eufori që për punë ditësh do dilnin foto të tilla që do e rrëzonin Ramën dhe dosja kosovare e Bashes do dukej lule..

Tani që vij në shtëpi dhe hap mediat sociale.. llahtarisem.. foto nga ambjente morgu ?!

Po ku është lumturia këtu ..

Ku është entuziazmi..

Po si ka mundësi të jemi kaq gjakprishur dhe pa kod moral..

Po pse kështu vihet në pushtet o damlla..

Mirë drejtori i morgut si i thekur i LSI ka bërë fotoreporterin kob'zi, po ju.. ?!

Shqipëria dhe shteti shqiptar ka shume probleme.. por fitore me kauzën e kovidit skeni për të korrur kurrë, mbi varre të tilla nuk ngrihen dot lapidare pushteti. Turp”, shkruan Gjikondi në rrjetet sociale.

Më të lexuarat